Anti-Mafia22 Shtator 2019, 11:27

Banda Lame-Gjuzi e ALUIZNI-Durrës; 9 zyrtarë në pranga, për legalizim me letra false, të 47 000 m2 troje e objekte të “L

Shkruar nga Pamfleti

OLIGARKU DOD DOÇI, I KA I KA MARRË PENG KRERËT E POZITËS, OPOZITËS DHE LAVIRËT E TYRE NË MEDIA/ Kupola e politikës që ka vila, apartamente, suita e biznese në Lalz; është futur në alarm dhe po tmerron policinë që e zbuloi pa dashje skandalin; ndërsa paralelisht, ka urdhëruar Arta Markun të bllokojë veprimet e drejtësisë dhe të “pastrojë” e mbyllë urgjent çështjen, mbasi bosi i kompleksit turistik “LURA” që ka përfituar afro 190 milionë euro pasuri nga kjo aferë, ka futur në “thes”gjithë shtetarët dhe politikanët e 20 viteve të fundit

Mesditën e të shtunës, vetëm 2 orë para tërmetit natyror, Policia dhe Prokuroia e Durrësit, kanë shkaktuar një “tërmet” goditës anti-krim ekonomiko-financar, bërë në kupolën e ALUIZNI të Qarkut Durrës, duke prangosur e çuar në biruca, 9 zyrtarë e ish-zyrtarë të këtij institucioni dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim,

Por çuditërisht, këtë operacion anti-krim, kundër kupolës së ALUIZNI-it Durrës, nuk e publikoi as vetë Ministria e Brendshme e Lleshajt,  që publikon me bujë e arrestime xhepistësh e shitës farash; ndërsa policia e Durrësit e fshiu njoftimin paraprak, sapo mësoi se përfitues nga ky krim, ishte oligarku Dod Doçi, i kompleksit fshat-turistik “Lura-Lalz”, tashmë pranë kupolës “Rilindja”.

Sipas burimeve nga Policia Gjyqësore-Durrës; e cila ka marrë në pyetje 9 të ndaluarit; bëhet fjalë për një dosje hetimore, me objekt krim ekonomik,  realizuar me falsifikime trojesh, lejesh ndërtimi e tapi legalizimesh; të bëra në grup në vitet 2013-2017, nën dirigjimin ish-drejtorit të ALUIZNI, Flamur Gjuzi, përfaqësues i LSI, njëherazi kandidat i saj për deputet në atë zonë.

Prangosja e 9 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të ALUIZNI-Durrës, nuk është zbulim i ri i policisë kriminale, por është rihapje e dosjes së vjetër, nisur si porcedim penal në datën 26 mars 2018, kur ish-drejtori Flamur Gjuzi, me kërkesë të prokurorisë, u ndalua e procedua penalisht.

Me vendim të Gjykatës Durrës, në datën 30 mars 2018, pas ndërhyrjes së Ilir Metës, si kryetar i KLD, Gjuzi u la i lirë, por me masën “Detyrim paraqitje”, bashkë me dy vartësit e tij, me të cilët kishte bërë falsifikimet, Skerdi Bello e Elvis Pengili, me akuzat e përbashkëta: “Shpërdorim detyre” dhe “falsifikim të dokumenteve”.

Ish-drejtori LSI-st, Flamur Gjuzi, sipas burimeve konfidenciale nga Gjykata e Durrësit, u la i lirë bashkë me dy vartësit Bello e Pengili, mbasi rrëfeu faktin, se falsifikimet e dokumenteve, i kishte bërë me urdhër të shefave të tij partiak, Ilir Meta e Monika Kryemadhi dhe me urdhra shkresor nga ministrat Edmond Haxhinasto (infrastkruktura), Nasip Naço e Ylli Manjani (ALUIZNI-Hipoteka) si dhe Edmond Panariti (Toka-Bujqësi), dhe me dijeni të plotë e miratim, të drejtorit Artan Lame.

Sipas Dosjes Penale nr. 123/2, datë 26 mars 2018 me 154 fashikuj dhe sipas Vendimit 1234, datë 28 mars 2018 (masë sigurie) të Gjykatës Durrës; rezulton se ish-drejtori Flamur Gjuzi, ka fimosur letra false për 22 ha tokë 113 ndërtesa e njësi tregtare pa leje, ngritur mbi troje pronësi shteti dhe pa leje ndërtimi e zhvillimi zone nga KRRT; bërë nga kompania “Lura Shpk”, me ndërtues oligarkun Dod Doçi.

NË VIJIM, do njiheni me dokumente zyrtare, për këto afera korruptive:

codramol
smile

Anti-Mafia 9 zyrtarë në pranga Banda Lame-Gjuzi e ALUIZNI-Durrës; për legalizim me letra false të 47 000 m2 troje e objekte të “LURA” në Lalz