Anti-Mafia14 Tetor 2019, 10:08

Banka Botërore akuzon Ramën për zhvatje pronash, kërkon kufizim të Korporatës së Investimeve

Shkruar nga Pamfleti

Banka Botërore akuzon Ramën për zhvatje pronash, kërkon kufizim të Korporatës së Investimeve

Institucioni financiar ndërkombëtar shpreh shqetësim për mandatin e zgjeruar dhe portofolin e madh institucional që ka Koorporata e Investimeve, e cila është edhe manaxhere pronash, edhe pronare por edhe investitore. Kryeministri merr pronësi absolute mbi gjithçka, dhe ai do jetë njeriu i cili do trajtojë çdo pronë në vend, duke i dhënë super pushtet oligarkëve dhe duke marrë tagrin që në vazhdim të koncesionojë gjithçka

Institucionet financiare ndërkombëtare po shprehen një nga një kundër nismave ligjore të kryeministrit Edi Rama, i cili po tenton të fusë në dorë të gjithë pasuritë tundshme dhe të patundshme të shtetit shqiptar.

Rasti më i fundëm ka qënë shqetësimi i Bankës Botërore në lidhje me ligjin për krijimin e Koorporatës së Investimeve Shqiptare, një mekanizëm pranë kryeministrit që merr rolin e menaxherit e pronarit të tokave dhe  përzgjedhësit të kompanive që do marrin tenderat në Shqipëri.

Këtë shqetësim Banka Botërore e ka shfaqur teksa ka kundërshtuar të gjitha arsyetimet e mazhorancës në lidhje me projektligjin, përmes një letre drejtuar kryetarit të Komisionit të Ekonomisë e Financave, Arben Ahmetaj.

Në këtë letër, ekspertët e Bankës Botërore nënvizojnë faktin se shqetësimet e tyre për draftin e ligjit për Koorporatën e Investimeve mbeten të pa adresuara, çka përbën një bazë të fortë për të menduar se qeveria shqiptare vepron kundër udhëzimeve të organizmave financiarë partnerë.

Problemi në lidhje me mandatin e zgjeruar dhe portofolin e madh institucional që ka Koorporata e Investimeve e cila është edhe manaxhere pronash, edhe pronare por edhe investitore, nuk kanë gjetur rrugëzgjidhje logjike dhe ligjore, sipas Bankës Botërore.

Ndërkohë ky institucion financiar ndërkombëtar vëren me të drejtë se propozimet e qeverisë për të supervizuar, rregulluar apo dhe audituar veprimet e Koorporatës së Investimeve janë shumë të dobëta, dhe për më tepër janë përcaktuar në mënyrë të tillë që ta favorizojnë.

Një problem më vete që nuk është llogaritur nga ana e qeverisë shqiptare, madje nuk llogaritet asnjëherë kur bëhet fjalë për të përfituar para nga arka e shtetit, është dhe mungesa e një analize të riskut financiar dhe ekonomik, përsa i takon borxhit publik.

Shqetësimet e Bankës Botërore parashtrojnë disa pika kyçe të vjedhjes së kryeministrit Edi Rama dhe bashkëpunëtorëve e miqve të tij, të cilët po tentojnë ta sanksionojnë këtë vjedhje me ligj nga Parlamenti, për të qënë të mbrojtur kur të vijë dita e gjykimit.

Përkundër shqetësimit të Bankës Botërore, kreu i qeverisë dhe mbështetësit e tij janë shprehur tepër të vendosur për të miratuar këtë ligj brenda dy javësh, për ta ngritur në sistem vjedhjen e pronave të qytetarëve dhe për t’ua kaluar në pronësi oligarkëve klientë të tij.

Rama është nën ndikimin e oligarkëve, aq sa dhe vetë projektligjin pothuajse e kanë miratuar ekspertët e tyre, dhe vota e deputetëve është vetëm e mazhorancës, duke treguar qartë se Koorporata e Investimeve është në shërbim të këtij biznesi të pistë dhe paratë e shqiptarëve janë ndarë mes tyre. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama dhe miqtë e tij kanë pjesën e tyre.

E themi këtë, pasi Koorporata e Investimeve kanalizon çdo pronë publike dhe private që është në administrim publik të qytetarëve në duart e kryeministrit. Ndërkohë që përjashtohet nga zbatimi i Ligjit të Prokurimit Publik, duke bërë që kjo koorporatë të jetë edhe mbi institucionet e tjera shtetërore duke mos zbatuar as Ligjin e Prokurimit Publik.

Çdo pronë që do të zotërojë kjo Korporatë nuk do të jepet përmes një tenderi publik por do t’i shpërndahet asaj kompanie që kryeministri ka vendosur. Dhe dihet që Rama vendos vetëm për oligarkët klientë të tij.

Si një institucion shtetëror e njëkohësisht i përjashtuar nga ligji i prokurimit publik mundet që të operojë në bazën e ligjit tregtar për koorporatat, duke u kthyer nga një organizëm gjoja në shërbim të publikut, në pronësi të një individi që është kryeministri.

Pra Edi Rama merr pronësi absolute mbi gjithçka, dhe ai do të jetë njeriu i cili do të trajtojë çdo pronë publike ose private në vend, duke i dhënë super pushtet oligarkëve dhe duke marrë tagrin që në vazhdim të koncesionojë gjithçka.

Pikërisht këtij superpushteti i trembet dhe Banka Botërore që ka kërkuar rishikimin e projektligjit, dhe heqjen e mundësisë që kryeministri i vendit të jetë menaxher i pronave të shtetit shqiptar, duke pasur dorë të lirë për të bërë gjithçka me këto prona./Pamfleti

codramol
smile

Anti-Mafia Banka Botërore akuzon Ramën për zhvatje pronash kërkon kufizim të Korporatës së Investimeve