Aktualitet11 Prill 2018, 10:45

Banka Botërore krah Ramës për taksën në Rrugën e Kombit: Pagesat janë të nevojshme, zgjidhje për popullsinë lokale

Shkruar nga Pamfleti
Banka Botërore krah Ramës për taksën në Rrugën e

Banka Botërore krah Ramës për taksën në Rrugën e Kombit: Pagesat janë të nevojshme, zgjidhje për popullsinë lokale

Pasi qeveria vendosi tarifën prej 10 Euro për të kaluar Rrugën e Kombit ka ardhur edhe reagimi nga Banka Botërore. Maryam Salim, përfaqësuesja e këtij institucioni thotë se tarifa është e domosdoshme për mirëmbajtjen e rrugës. Më tej ajo shton se është analizuar me shumë kujdes edhe niveli i taksës dhe pagesës. ‘’Pjesë e strukturës së projektit ka qenë edhe skema e përdoruesve të rregullt dhe të krijohen hapësira për ta”.

Jam në dijeni që Kryeminsitri është shprehur se cilat mund të jenë këto pagesa më të ulta për popullsinë e zonës.   Në përgjithësi si në çdo vend pagesat janë të nevojshme për të mirëmbajtur apo për të ndërtuar rrugë. Duhet mbajtur parasysh se çfarë masash merren për popullsinë lokale sigurisht”, deklaroi përfaqësuesja e BB.

Aktualitet Maryam Salim përfaqësuesja e Bankës Botërore taksa në Rrugën e Kombit