Sport24 Korrik 2018, 19:34

Barça po vuan për mesfushorë, Messi i jep ultimatim drejtuesve

Shkruar nga Pamfleti
Barça po vuan për mesfushorë, Messi i jep ultimatim drejtuesve

Barcelona, kampione e Spanjës sezonin e shkuar kërkon të kthehet në majat e futbollit evropian. Katalanasit nuk fitojnë një trofe Championsi prej më shumë se 5 vitesh dhe kjo gjë nuk i pëlqen aspak yllit argjentinas, Lionel Messi.

“Pleshti” e ka kuptuar se mesfusha e Barcelonës nuk është më e njëjta dhe iu ka kërkuar drejtuesve të marrin një mesfushor të njohur. Largimi i Iniesta dhe Paulinho ka lënë shumë hapësira në repartin më të rëndësishëm, atë të mesfushës dhe Barça po mendon të shpenzojë plot 100 milionë euro për mesfushorin e Juventus, Miralem Pjanic.

Boshnjaku kërkohet edhe nga Manchester City i Guardiolës, por tekniku spanjoll nuk ofron më shumë se 65 milionë euro. Barça duket se e ka mposhtur rivalitetin e Manchester City, por nuk po arrin dot të bindë Juventusin.

Sport Barcelona Juventus La Liga Messi Pjanic Serie A