Sport17 Maj 2019, 22:19

Barcelona e donte si trajner, Xavi e refuzon publikisht

Shkruar nga Pamfleti
Barcelona e donte si trajner, Xavi e refuzon publikisht

Pavarësisht eliminimit të tmerrshëm nga Champions League kundër Liverpool, me përmbysjen e bujshme, drejtuesit e Barcelonës kanë rikonfirmuar besimin ndaj trajnerit blaugrana Ernesto Valverde.

Gjithsesi, mes kandidatëve të lakuar për zëvendësimin e ish-trajnerit të Athletic Club, u spekullua edhe me emrin e legjendës së Barcelonës, Xavi Hernandez. Një detyrë, të cilën vetë Xavi e ka refuzuar publikisht.

“Nuk mund ta nis karrierën time si trajner me Barcelonën. Duhet të jem i kujdesshëm dhe i ndërgjegjshëm që të mos digjen etapat. Më parë duhet të dëshmoj se jam një trajner i mirë. E nis nga zero, nuk mund të rikthehem tani te Barcelona, dhe as të drejtoj një skuadër në La Liga. Kam nevojë të ndihem gati, nuk është ende momenti”, deklaroi Xavi për “TV3”.

Sport