Përfundon ndesha e javës së 20 në kampionatin spanjoll. Barcelona ka mundur me rezultatin e pastër 0-2 skuadrën e Elçe. Katalanasit zhbllokuan takimin në minutën e 39 me Frenki De Jong. Një sulm nga krahu i majtë për ekipin e Kuman, krosim dhe në qendër një dhuratë nga mbrojtja e Elçes, ku De Jong vetëm sa e shtyu fortë drejt rrjetës.
Në minutën e 89, Rui Puig vulosi shifrat përfundimtare në 0-2. Sulmuesi i shumëkritikuar gjeti rrjetën vetëm pas 2 minutash në lojë, sërish me pasimin e De Jong.
Me këtë fitore, Barcelona mban vendin e 3 me 37 pikë, ndërsa Elçe renditet në vendin e 19 me 17 pikë.