Sport28 Korrik 2018, 10:39

“Barcelona më e fortë se Reali, por madrilenët kanë gjetur liderin e ri”

Shkruar nga Pamfleti
“Barcelona më e fortë se Reali, por madrilenët kanë

Reali i Madridit fiton Champions League dhe shkruan historinë, Liverpulin e vret portieri i vet (fotot dhe video)

Ish-lojtari i Real Madridit, Steve McManaman mendonse trajneri i ri i spanjollëve Julen Lopetegui ka gjetur liderin e ri të madrilenëve. Sipas tij, Bejl do të marrë përkrahje të madhe nga trajneri dhe do të jetë “Ronaldo 2”.

“Skuadra ka humbur një nga lojtarët më të mirë në botë. Ata kanë nevojë për dikë tjetër, sigurisht kanë Bejl dhe Benzema, por kanë nevojë për afrime të tjera. Barcelona fitoi kampionatin sezonin e kaluar me shumë pikë diferencë. Ata janë më të fortë se viti i kaluar, ndërsa Reali më i dobët, pasi ka humbur Ronaldon.

“Mendoj se Julen Lopetegui do që Bejl të marrë rolin e liderit, atë që kishte Ronaldo. Do të jetë e vështirë, pasi portugezi kishte një mesatare thuajse një gol për çdo ndeshje, ndërsa uellsiani është një natyrë tjerë. Shumë dinamik, por mendoj se do të ketë një sezon fantastik”, – tha ai. 

Sport Barcelona Real Madrid