Aktualitet23 Gusht 2019, 20:44

Basha distancohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Gati pakti me Ramën

Shkruar nga Pamfleti
Basha distancohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Gati pakti me Ramën

Basha distancohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Gati pakti me Ramën

Kreu i PD ka dërguar një mesazh për Berishën dhe Metën të cilët janë të bindur se “pa gjak nuk ka ndryshim”.

Basha ka thënë se nuk sakrifikon asnjë njeri të vetëm për të larguar Ramën nga pushteti përmes lëvizjes radikale. Ish kryeministrit, Presidentit dhe kryeministrit aktual u kujton “21 janarin”

Lulzim Basha me sa duket e ka kuptuar se duke u “ikur” zgjedhjeve nuk mund ta shtyjë pafund në krye të PD dhe opozitës, ndaj ka vendosur të lëvizë gurët për një marrëveshje me Ramën.

Teksa është vënë nën “breshërinë” e pyetjeve të gazetarit të Berishës, kreu i PD nuk ka mbajtur më, por la të kuptohet se nuk përjashtonte mundësinë e një pakti të ri me Kryeministrin.

Basha as ka pohuar dhe as ka mohuar faktin se mund të ketë një zgjidhje paqësore me Ramën, duke hapur në këtë mënyrë “dritën jeshile” për të shpresuar në një marrëveshje të re me të.

Ndonëse është “djegur” nga marrëvesha e 17 majit 2017, kur mori gjysmën e qeverisë në tavolinë, por humbi zgjedhjet e 25 qershorit në mënyrë katastrofike, këtë radhë ka dhe dy vite kohë deri më 2021 për të përcaktuar në mënyrë të studiuar dhe qetësi, termat e paktit të ri.

“Të shohim çfarë ka ndodhur realisht. Presidenti veproi sepse realisht gjendja popullore po shkonte drejt një konflikti të hapur, i cili mbarte edhe rrezikun e viktimave.

Asnjë fije floku e asnjë shqiptari nuk vlen të sakrifikohet për një satrap të korruptuar si Edi Rama. Ka një numër njerëzish të frustuar që flasin se pa gjak nuk ka ndryshim. Pastaj më trego ndryshimin mes meje dhe Edi Ramës më 21 janar”, ka deklaruar qartë Basha.

Përmes këtyre deklaratave kreu i PD ka lënë të kuptohet se s’ia vlen që të sakrifikohet përmes opozitarizmit radikal asnjë qytetar i vetëm për të larguar Edi Ramën, pasi ka mënyra më të lehta.

Njëherësh ka dhënë dhe një mesazh të qartë për liderët e radikalizmës Sali Berisha dhe Ilir Meta, se nuk bashkohet me skenarin e tyre, sipas të cilit “pa gjak nuk ka ndryshim”.

Basha ka kujtuar 21 janarin duke shigjetuar në mënyrë të dyfishtë si Ramën për protestën ku dërgoi turmat para kryeministrisë, ashtu dhe Metën si shkaktarin, dhe Berishën si urdhërdhënësin e vrasjes së 4 demonstruesve. Me këtë lëvizje, kreu i PD ka përjashtuar veten nga përgjegjësia për këtë masakër të shtetit ndaj opozitës së atëhershme që protestonte.

Të gjitha këto sinjale tregojnë qartë se Basha ka vendosur sërish të “tradhëtojë” Berishën dhe Metën dhe të arrijë një pakt me Ramën, i kërkuar dhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë./Pamfleti

Kryesore Basha distancohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta Gati pakti me Ramën