Anti-Mafia15 Nëntor 2018, 13:36

Basha e Meta ndihmuan mikun e tyre Gruevski që të arratiset nga Maqedonia drejt Hungarisë përmes Tiranës?! E dekonspiroi Be

Shkruar nga Pamfleti
Basha e Meta ndihmuan mikun e tyre Gruevski që të arratiset nga

Basha e Meta ndihmuan mikun e tyre Gruevski që të arratiset nga Maqedonia drejt Hungarisë përmes Tiranës?! E dekonspiroi Berisha te mediat serbe?!

Dyshohet se njerëz të presidentit Ilir Meta dhe të kreut të PD Lulzim Basha janë marrë me të gjitha procedurat e lëvizjes së Gruevskit deri në largimin e tij nga Tirana në Hungari. “Rrjedhja” e informacionit drejt gazetës “Politika” ka ardhur përmes Damir Fazlliç dhe njerëzve të Liri Berishës, të afërt me median serbe. Tani, frika nga arrestimet për korrupsion, trafiqe e krime ka ardhur dhe në Tiranë, ku “peshqit e mëdhenj” janë tmerruar duke “pronontuar” miqtë dhe ndoshta dhe vendin ku do të strehohen, për t’i shpëtuar drejtësisë

Kur ka tërmet, të parët që e ndjejnë rrezikun e tij dhe lëvizin për të shpëtuar janë kryesisht minjtë që dalin nga vrimat dhe ndryshojnë vendstrehim.

Dhe “mijtë” e politikës që nuk kanë lënë zullum pa bërë në kurriz të qytetarëve, të cilët i kanë dhunuar, vjedhur, trafikuar dhe kriminalizuuar, sapo ndjejnë “tërmetin” e ligjit, dalin dhe lëvizin duke kërkuar vend për t’u fshehur.

Kështu ka ndodhur dhe me ish kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski, i cili për t’u shpëtuar prangave të drejtësisë është larguar në drejtim të Hungarisë ku ka kërkuar azil politik nga qeveria e mikut të tij të ngushtë, Viktor Orban.

Madje rrugën për në Budapest, ish kryeministri maqedonas e ka bërë përmes Tiranës, duke shmangur të gjitha zonat sllavë-folëse për të arritur në kryeqytetin e Hungarisë.

Mediat serbe shkruajnë se Nikolla Gruevski ka ikur në Hungari përmes linjës së Tiranës, duke kaluar kufirin maqedonas-shqiptar me pasaportë të rreme.

“Politika” shkruan se ish-kryeministri maqedonas me një pasaportë false ka ikur drejt Hungarisë duke u strehuar një natë në Ambasadën hungareze në Tiranë, duke u nisur më pas në

mëngjes herët me avion drejt Hungarisë, përmes linjës ajrore të kompanisë së këtij vendi.

Dhe që të ndërmarrësh një rrugë kaq të gjatë pikërisht përmes Shqipërisë, duhet të kesh “kallauz” të fortë. Aq më tepër që në masën e gjërë të shqiptarëve, madje dhe në sferat e larta të qeverisjes së vendit, Nikola Gruevski është një person që nuk gëzon aspak simpati për shkak të sjelljes së tij ndaj shqiptarëve në Maqedoni.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se në ndihmë të lehtësimit të lëvizjes së Gruevskit nga kufiri shqiptaro-maqedonas në Tiranë dhe në sistemimin e tij në linjën ajrore për në Budapest kanë qënë të angazhuar miqtë e tij të ngushtë në Tiranë.

Sipas këtij burimi jo zyrtar,  mësohet se njerëz të presidentit Ilir Meta dhe të kreut të PD Lulzim Basha janë marrë me të gjitha procedurat e lëvizjes së Gruevskit deri në largimin e tij nga Tirana në drejtim të Hungarisë.

Nuk ka asnjë konfirmim nëse ka pasur ndonjë takim të Metës dhe Bashës me ish kryeministrin maqedonas Gruevski, por burimi nuk e përjashton një mundësi të tillë, duke ditur konfidencat mes tyre, lobimet me para ruse në SHBA dhe mbështetjen reciproke në momente të vështira.

Ndërkohë që ka dyshime se ish kryeministri Sali Berisha përmes Damir Fazlliç dhe njerëzve të gruas së tij Lirie në Beograd, të afërt me gazetën “Politika”, kanë dekonspiruar lëvizjen e Nikola Gruevskit përmes Tiranës në Hungari.

Ende mbetet mister fakti nëse ka qënë një rrjedhje informacioni pa dashje në drejtim të gazetës serbe apo një hakmarrje e Berishës në drejtim të Bashës për shkak të zhvillimeve në PD.

Ajo që mbetet për t’u theksuar është se, tashmë frika nga arrestimet për korrupsion, trafiqe dhe krime ka ardhur dhe në Tiranë, ku “peshqit e mëdhenj” janë frikësuar duke “pronontuar” miqtë dhe ndoshta dhe vendin ku do të strehohen, për t’i shpëtuar drejtësisë.

Gruevski është dënuar me dy vjet burg në Maqedoni, për shkak të një tenderi korruptiv për blerjen e një Benzi 600 mijë dollarë, kur ai ishte kryeministër.

Por, në momentet e fundit ai vendosi të arratisej drejt Hungarisë, tek miku i tij Viktor Orban.

Megjithatë, Hungaria thotë se ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, për t’i dhënë atij azil./Pamfleti

 

Anti-Mafia arratiset nga Maqedonia drejt Hungarisë përmes Tiranës?! Basha e Meta ndihmuan mikun e tyre Gruevski E dekonspiroi Berisha te mediat serbe?!