Aktualitet25 Tetor 2019, 13:41

Basha “harron” koncensionet e oligarkëve dhe paketën antimafia, pushon sulmet ndaj Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Basha “harron” koncensionet e oligarkëve dhe paketën

Basha “harron” koncensionet e oligarkëve dhe paketën antimafia, pushon sulmet ndaj Edi Ramës

Kreu i PD nuk i përmend më kryeministrit koncesionet miliona euroshe të rrugës Milot-Balldren, Rrugës së Arbrit, Selmanllarin, Çim Fushën e listën e oligarkëve klientëve të Ramës. Madje “kujtohet” vetëm kur e publikoi “Pamfleti” që të denoncojë koncesionin e Kepit të Rodonit të dhënë për trafikantin ndërkombëtar të drogës, Rolanz Ziu. Ndërsa Rama në 4 orë emision nuk përmendi asnjëherë Bashën. Po përgatitet ndonjë pazar i ri i madh mes tyre?! Shqiptarët e zhgënjyer nga këta maskarenj, duhet t’i ndëshkojnë me votë këtë mafie politike

Po ndodh një heshtje e dyanshme mes kryetarit të opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama, në akuzat respektive ndaj njëri tjetrit, duke u shfaqur me tone të ulura.

Kjo heshtje e çuditshme në artikulimin e akuzave mes dy liderëve kryesorë të politikës në Shqipëri, tashmë ka zënë vend në hapësirën mediatike shqiptare, duke paralajmëruar në këtë mënyrë një marrëveshje të mundshme nën justifikimin e zgjidhjes së krizën politike.

Kryetari i PD, Basha në dy intervista të dhëna njëra pas tjetrës këto ditë ka hequr nga fjalori politik sulmin ndaj kryeministrit Rama për koncesionet e rrugëve e ato të punëve të tjera publike.

Madje dhe për koncesionin e fundit prej 10 milionë eurosh të Kepit të Rodonit të dhënë për trafikantin ndërkombëtar të drogës Rolan Ziu, Lulzim Basha ka heshtur. U desh një publikim i një artikulli të “Pamfleti” që të “zgjonte” kreun e PD, i cili nxori një ditë më pas një përfaqësues demokrat në konferencë shtypi. I cili lexoi gati të gjithin këtë artikull.

Në vend të akuzave, Basha risjell në kujtesë marrëveshjen e 17 majit të vitit 2017, duke u shprehur në esencë se “Rama shfrytëzoi vullnetin e mirë të opozitës, e cila vuri interesin e Shqipërisë mbi atë personal, për të nënshkruar marrëveshjen politike, për të mbajtur pushtetin”. Por dhe për të fituar thellë në zgjedhjet e 25 qershorit, madje me shumicë absolute votash në Kuvend.

Basha bëri pazarin, kur kërkoi dhe mori gjysmën kryesore të kabinetit qeveritar, OSHE, ISKSH, Hipotekën, ALUIZNI-n, Burgjet dhe të gjitha agjencitë që bërin para dhe kishin mundësi tenderimi, punësimi,  por dhe abuzimi me paratë publike të shqiptarëve.

Dhe nuk i mbajti pak këto, por plot shtatë muaj, duke treguar qartë qëllimin e vërtetë të marrjes së këtyre “aseteve” që prodhonin para, por dhe duke i kujtuar në mënyrë indirekte  Ramës se sërish kreu i opozitës është i gatshëm për një pazar të tillë të këtij niveli, dhe në këtë situatë.

Pasi përfitoi sa mundi nga abuzimi me këto institucione, pasi mori dhe 14 milionë eurot për vjehrrin e tij, të cilit i kishin shembur pallatin pa leje të ndërtuar mbi det në Vlorë, nga vjeshta e vitit 2017, pasi ministrat dhe drejtorët teknikë të tij dolën nga zyra dhe vetë “ngriu” përkohësisht mandatin e kryetarit të PD, shpërtheu në sulme, duke akuzuar se votat ishin blerë.

Madje e ngriti më “lart” stekën teksa publikoi një listë me biznesmenë, të cilët i shpalli oligarkë klientë të Ramës, të cilët i akuzoi se kishin paguar paratë për blerjen e votave në favor të kryeministrit dhe të mazhorancës aktuale.

Pavarësisht se nuk e pranoi asnjëherë se këta oligarkë kanë qënë klientë të Berishës dhe në tij gjatë qeverisjes 8 vjeçare të PD, Basha kishte të drejtë në artikulimin e tij, pasi këta oligarkë klientë të Ramës kanë marrë nga arka e shtetit miliona euro përmes koncesioneve me PPP.

Por në kushtet aktuale, teksa Basha shpreh gatishmërinë për t’u ulur tashmë në tryezën e refuzuar për tetë muaj dhe hyrë në zgjedhje me kryeministrin Edi Rama, indirekt bën ofertën e tij për një marrëveshje për “zgjidhjen e krizës”. Ndërsa nuk përmenden më askund oligarkët e Ramës.

Kemi kaq ditë që nuk dëgjojmë nga Basha dhe PD akuzat për pastrimin e parave të pista, për koncesionin miliona eurosh të rrugës Milot-Balldren, koncesionin e Rrugës së Kombit, për Selmanllarin dhe për Çim Fushën apo për paketën Antimafia.

Pyetja e parë që të vjen ndërmend është se çfarë ia ka mbyllur gojën Bashës dhe lidershipit të PD, dhe nëse e ka vërtet seriozisht luftën kundër koncesioneve e oligarkëve klientë të Ramës?!

E njejta gjë vihet re dhe në deklaratat publike të kryeministri Edi Rama, i cili nuk e përmend në asnjë vend Lulzim Bashën. Madje dhe në një intervistë të dhënë një natë më parë në “Opinion”, për gati katër orë përballë gazetarëve, nuk u përmend asnjëherë kreu i PD.

Dyshimi i parë është se Basha po përgatitet për një pakt të ri me Ramën, që mund të konsistojë në përfitime të dyanshme, e përkthyer në gjuhën e popullit, po bëhen gati për një pazar të madh në kurriz të partive respektive dhe të shqiptarëve në përgjithësi.

Dyshimi i dytë që është i përputhshëm me të parin është se, mos Basha, me lejen e Ramës ka marrë “bonusin” e tij nga oligarkët klientë të qeverisë socialiste, pa zë dhe në mënyrë të rregullt përmes Kunatit, duke sjellë dhe mbylljen e gojës së liderit të PD në akuzat kundër tyre.

Më të drejtë shqiptarët mund të pyesin nëse ia vlen të investohet më politikisht e me mbështetje për Ramën dhe Bashën, të ngërthyer në pazar mes tyre, apo duhet të mbështesin një forcë të re politike kundër kësaj mafie politike, në pushtet dhe opozitë?!/Pamfleti

Kryesore Basha “harron” koncensionet e oligarkëve dhe paketën antimafia pushon sulmet ndaj Edi Ramës