Politike15 Maj 2019, 19:29

Basha kërcënon Ramën, duke përdorur fjalët e Metës: Me Juntë kriminale po shkon drejt grushtit të shtetit

Shkruar nga Pamfleti
Basha kërcënon Ramën, duke përdorur fjalët e

Basha kërcënon Ramën, duke përdorur fjalët e Metës: Me Juntë kriminale po shkon drejt grushtit të shtetit

Kreu i PD, Lulzim Basha ka dhënë një parlajmërim të fortë nga selia blu, për kryeministrin Rama dhe të zgjedhurit e tij për të kandidaur më 30 qershor. Me një gjuhë më të ashpër se kurrë më parë dhe që i ngjason fjalimeve të disa muajve më parë të Presidentit Ilir Meta, kreu i PD tha se Edi Rama po shkon drejt krijimit të një “Junte Kriminale”, referuar edhe listës së PS për zgjedhjet e 30 qershorit.

Por sipas Bashës, me këtë “Juntë”, shefi i qeverisë jo vetëm do tentojë të asgjësojë zgjedhjet, por do asgjësojë shqiptarët në formatin e një “grushti shteti”.

Kush ul kokën dhe nuk është pjesë e kësaj beteje është shërbëtor i Edi Ramës, sepse skenari tjetër është që Shqipëria të bjerë si demokraci dhe të kthehet në një Juntë Kriminale. Do ta rrëzojmë këtë grusht shteti, këtë Juntë Kriminale që do të asgjësojë jo thjesht zgjedhjet e 30 qershorit por edhe shpresën e qytetarëve shqiptarë. Ne ua kemi borxh qytetarëve shqiptarë për të qenë në ballë të kësaj beteje, ndaj do të jemi në ballë të saj”, theksoi ai.

Politike Lulzim Basha