Showbiz17 Nëntor 2018, 12:42

Basha-Kryemadhi, presion me djegie e mandatesh, si ata që kërcënojnë se do hidhen nga vinçi

Shkruar nga Pamfleti

Basha-Kryemadhi, presion me djegie e mandatesh, si ata që kërcënojnë se do hidhen nga vinçi

Opozitë e telendisur, dordolecë që nuk tremb as mizat e zyrave të pushtetit


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Opozita, PD e rrëzuar nga pushteti 5 vite më parë nga Rama, ndërsa LSI e përzënë nga koalicioni qeverisës me Ramën, janë bashkuar jo për ideal, por por hall pushteti, duke luftuar me skema e jo me alternativa.

Alternativa e fakte bindëse, për rrëzimin e bandës “Rama”, ka me shumicë mbasi qeveria është blozë, mirëpo PD-LSI, vijnë nga pushtete fotokopje të PS, ku i kanë aplikuar të gjitha alternativat, po me korrupsion e krime.

Të bindur, se shqiptarët nuk u besojnë as “orën” krerëve të dy partive, Basha e Kryemadhi, të kredhur në mjerimin e tyre moral, kanë nisur skemën e presionit me djegie mandatesh.

Sa herë u dështojnë skemat për të rrëzuar, ose detyruar Ramën, të braktisë postin kryeministror, aq herë, kërcënojnë me citatin: “Do djegim mandatet”, por në fakt nuk i djegin, përkundrazi edhe kur u shkon letra e drejtësisë, përdorin imunitetin e mandatit..

Luli e Mona, janë bërë aq komik e të dalë boje me këtë presion, sa ngjasojnë, si njerëzit e dëshpëruar e pa shpresë, që kërkojnë zgjidhje me presione publike, duke dalë në mes të qytetit, me thirrjet se do t’i japin fund jetës me thikë, benzinë e me çfarë t’u thotë mendja.

Tamam si këta, ose më saktë, si ata që për të realizuar një qëllim, hipin në majë të vinçit e kërcënojnë, se do hidhen e zbresin pas 2 3 orësh, po veprojnë prej 1 viti edhe Basha e Kryemadhi, duke kërcënuar, se do djegin mandatet, por çdo muaj shkojnë e tërheqin pagat, dieta, tallonat e karburantit e bredhin botën si deputetë./Pamfleti

codramol
smile

Funny Basha-Kryemadhi presion me djegie e mandatesh si ata që kërcënojnë se do hidhen nga vinçi