Politike11 Korrik 2019, 17:39

Basha mbledh sërish kryebashkiakët e opozitës në selinë blu, fokusi te aksioni opozitar dhe protestat

Shkruar nga Pamfleti
Basha mbledh sërish kryebashkiakët e opozitës në selinë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur kryebashkiakët e djathtë dhe kerët e PD-së në ambientet e selisë blu. Mësohet se temë e këtij takimi është vijueshmëria e aksionit opozitar.

Burime nga PD-ja tregojnë se ky takim është konsultativ, që vjen në vazhdën e takimeve të z.Basha në rrethe. “Basha do diskutojë gjerësisht axhendën e opozitës, ndërsa të premten pritet të mbledhë Kryesinë dhe ish-grupin parlamentar”, thanë të njëjtat burime.

Ndërkaq, bëhet me dije se opozita do vijojë protestat, pasi tashmë është shtuar edhe mosnjohja e zgjedhjeve të 30 qershorit. Për PD dhe aleatët, korriku dhe gushti, do të shoqërohen me aksione intensive.

Kujtojmë se Lulzim Basha ka zhvilluar një sërë takimesh me strukturat e Partisë Demokratike nëpër disa qytete ku i fundit ishte në Vlorë. “Braktisja e votimeve moniste nga qytetarët e Vlorës tregoi se ata duan të jetojnë si qytetarë europianë dhe jo si skllevër të krimit dhe korrupsionit.- tha zoti Basha.

Gjatë fjalëve se tij nëpër këto takime, Basha vuri theksin te dhuna e Rilindjes ndaj punonjësve të administratës për të dalë me detyrim në votimet moniste të 30 qershorit. Basha theksoi mesazhin se tashme 85 perqind e shqiptare kerkojne ndryshimin e madh qe nis me largimin e Edi Rames

Politike