Aktualitet18 Maj 2019, 12:50

Basha me kreun e Sigurisë dhe Inteligjencës britanike: PD ka dhe do ketë vullnet kundër krimit të organizuar

Shkruar nga Pamfleti
Basha me kreun e Sigurisë dhe Inteligjencës britanike: PD ka dhe do

Kryetari I Partisë Demokratike dhe lideri I opozitës së bashkuar ka shkuar ditën e sotme në Parlamentin britanik ku është pritur në një vizitë zyrtare nga Kryetari I Komisionit të Sigurisë dhe Inteligjencës.

Basha nuk ka ngurruar që të flasë për krimin edhe në shtetin ishullor ku I ka siguruar shefit të sigurisë se PD është dhe do të mbetet e angazhuar në luftën kundër krimit.

“Shumë shqiptarë punojnë e jetojnë në Britani. Bashkëpunimi mes 2 vendeve është një asset I madh për ne. PD zotohet se është dhe do të mbetet me vullnet të fortë në luftën kundër krimit të organizuar. Jemi të vendosur për të ndërtuar në Shqipëri institucione të forta ligjzbatuese të pandikuara dhe të afta për të luftuar krimin e organizuar dhe narkotrafikun.” – u shpreh Basha.

Gjithashtu u diskutua për rrezikun e të gjitha retorikave për ndryshim kufijsh në Ballkan. Basha theksoi se shtetet e Ballkanit janë multietnike dhe se kjo është një vlerë europiane, të cilën ne duhet ta mbrojmë. “Çdo ide tjetër rrezikon paqen dhe stabilitetin rajonal, hap precedentë të rrezikshmëm në Ballkan dhe përtej Ballkanit, si dhe dobëson krahun jugor të NATO-s duke i shërbyer axhendave që janë në konflikt me sigurinë dhe vlerat euroatlantike.”

Aktualitet