Aktualitet17 Korrik 2019, 15:45

Basha merr seriozisht 13 tetorin, takim zyrtar ne Sekretarin e OSBE për krizën politike dhe zgjedhjet e parakohshme

Shkruar nga Pamfleti
Basha merr seriozisht 13 tetorin, takim zyrtar ne Sekretarin e OSBE për

Krerët  e opozitës duket se po vijojnë fushatën e tyre jo vetëm brenda vendit, por po lobojnë edhe me ndërkombëtarët. Mësohet se ditën e sotme Basha, Kryemadhi dhe Mediu kanë zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Thomas Greminger ku kanë diskutuar për krizën politike në Shqipëri dhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Liderët e opozitës së bashkuar kanë përcjellë shqetësimet e tyre mbi krimin e organizuar, vjedhjen e votave dhe koncesionet klienteliste të qeverisë në kundërshtim me Kushtetutën, përpara disa anëtarëve të lartë të OSBE/ODHIR.

Kujtomë se OSBE në Shqipëri mbajti një qëndrim  të ashpër pas zgjedhjeve të 30 qershorit duke përshëndetur faktin se procesi shkoi I qetë, por dënoi me forcë nga ana tjetër faktin që politika i privoi qytetarëve zgjedhjen, i bëri ata që të votonin ose të mos votonin fare nën presion të lartë politik dhe vuri theksin tek disa shkelje gjatë procesit zgjedhor.

Duket se tani që Basha e shikon zgjidhjen e krizës tek data 13 tetor kanë nisur dhe lëvizjet e forta për tu bërë gati për zgjedhje të parakohshme, të cilat megjithatë nuk është e thënë se do të bëhen pasi do duhet një dialog me mazhorancën që nga ana e saj nuk po tregon shenja tërheqje. Basha ka mirëpritur këtë të martë propozimin që kreu i shtetit bëri pasi njëjtë si opozita joparlamentare nuk i njohu zgjedhjet e 30 qershorit, se 13 tetori duhej të ishte një datë për tre zgjedhje: Përsëritjen e atyre vendore, zgjedhjeve parlamentare dhe zgjedhjeve për presidentin e ri.

Aktualitet