Basha në ‘kurbet’/ Paloka dhe Noka të ‘parët’ e PD-së. Detajet e mbledhjes

Basha në 'kurbet'/ Paloka dhe Noka të 'parët' e PD-së. Detajet e mbledhjes

Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është drejtuar sot nga nënkryetari, Edi Paloka, sepse kryedemokrati Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Berlinit për takime me zyrtarë të lartë.

Sipas BW, duke përgëzuar aksionin e së shtunës në Shkodër, Paloka ka thene ne mbledhje qe protesta duhet të ketë edhe në Vlorë.

Gjithashtu mesohet se mbledhjes nuk i kanë munguar porositë edhe nga lideri historik i të djathtëve, Sali Berisha.

BERISHA: Të shumëfishojmë kontaktet me qytetarët dhe të vijojë përballja me pushtetin Duke gjetur forma e risi te reja. Duhet të dalim derë më derë me fletëpalosje në mbrojte të biznesit të vogël. Rama po tenton të krijojë një diktaturë të re, prandaj duhet edhe reagimi i duhur. Rama vetëm propogandon, gjendja ekonomike është më e rënda që ka pas Shqipëria.

PALOKA: Nuk ka normalitet në komisione dhe Parlament derisa të lirohen kuksianët dhe Rama të mbajë përgjegjësi për fyerjen ndaj shqiptarëve. Rama nuk duhet të lihet i qetë në asnjë hap dhe në asnjë moment, si në Shkodër ashtu edhe në Vlorë.

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti