Politike11 Korrik 2019, 16:02

Basha në Vlorë me strukturat e PD: Refuzimi i votimeve nga vlonjatët goditja më e rëndë për Edi Ramën

Shkruar nga Pamfleti
Basha në Vlorë me strukturat e PD: Refuzimi i votimeve nga

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka vijuar takimet e tij me strukturat e partisë. Së fundi ai ishte në Vlorë i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, për të diskutuar për situatën politike pas 30 Qershorit dhe vazhdimin e aksionit politik të opozitës në funksion të betejës nën moton e njohur tashmë: “Rama ik”. Zoti Basha tha se Vlora spikati me refuzimin që i bëri Edi Ramës më 30 Qershor, ku morën pjesë vetëm 14% e vlonjatëve.

“Braktisja e votimeve moniste nga qytetarët e Vlorës tregoi se ata duan të jetojnë si qytetarë europianë dhe jo si skllevër të krimit dhe korrupsionit.- tha zoti Basha.

Gjatë fjalës se tij në këtë takim, Basha vuri theksin te dhuna e Rilindjes ndaj punonjësve të administratës për të dalë me detyrim në votimet moniste të 30 qershorit. Basha theksoi mesazhin se tashme 85 perqind e shqiptare kerkojne ndryshimin e madh qe nis me largimin e Edi Rames.

Duke iu referuar refuzimit masiv të qytetarëve ndaj qeverisë më 30 Qershor, Lulzim Basha u shpreh se PD e ka marrë leksionin e 30 Qershorit dhe po vazhdon të punojë pa ndërprerje për ndryshimin e thellë dhe të vërtetë që duan shqiptarët, në mënyrë që këtë masë refuzuese ta kthejmë në një maxhorancë kombëtare për ndryshim.

Basha ktheu vëmendjen te vendimi i fundit i qeverisë për të rritur sërish indirekt taksën e karburantit me 200 lekë për letër. Lideri i opozitës tha së të tilla vendime qe varfërojnë njerezit, i fusin duart e kryeminstrit në xhepat e qytetarëve, e bëjnë të domosdoshëm largimin e kësaj qeverie të korruptuar.

“Kjo është një nga arsyet pse 85% e shqiptarëve e refuzuan regjimin e Edi Ramës më 30 qershor”-tha Basha, i cili theksoi se vetëm një qeveri e dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, do të punojë për njerëzit, jo për klientët e kryeministrit. /Pamfleti

Politike