Basha nga Berlini bën zotimin e madh për shqiptarët (Video)

Basha nga Berlini bën zotimin e madh për shqiptarët (Video)

Lulzim Basha u ka dhënë një premtim të madh shqiptarëve nga Berlini. Përmes një video-live, ai është zotuar se do ta çlirojë vendin nga oligarkia dhe se do të fusë në burg të gjithë politikanët e korruptuar.

Në fjalën e tij, kryedemokrati shprehet optimist për hapjen e negociatave.

“Sot kemi kërkuar bashkë me anëtarët e delegacionit që më shoqërojnë mbështetjen e grupit CDU-CSU për mbështetjen e negociatave me Shqipërinë vendim që do të merret pas rekomandimit të Komisionit Europian Kemi kërkuar mbështetje për Shqipërinë dhe shqiptarët, për një ëndërr për t’u anëtarësuar në BE. Për përpjekje për të plotësuar kriteret, reforma në drejtësi, dhe korrupsionin.

Këto janë ambicie të thella për ne. Ne si PD i kemi garantuar për të vijuar beteja për të çmontuar krimin e organizuar.

Për të çmontuar narko-shtetin, për të luftuar korrupsionin që të jenë të barabartë para ligjit. Për të çliruar ekonominë nga monopoli dhe për të vijuar betejën si parashikuat.

Përmes hapjes së negociatave kemi kërkuar që të çlirohemi nga padrejtësia dhe korrupsioni. Diskutimi i parë sot ka shkuar shumë mirë.

Do vijojmë nesër me anëtarë të punëve të Jashtme të Bunderstagut. Këto janë lajmet nga Berlini, do ju mbajmë të informuar”, tha Basha.

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 16. April 2018