Politike23 Korrik 2019, 15:52

Basha nuk ndalet, thirrje nga ‘takimi elektoral’ në Kukës: Ti japim fund kurbetit, javën e parë në pushtet heqim traun

Shkruar nga Pamfleti
Basha nuk ndalet, thirrje nga ‘takimi elektoral’ në Kukës:

Basha nuk ndalet, thirrje nga ‘takimi elektoral’ në Kukës: Ti japim fund kurbetit, javën e parë në pushtet heqim traun e rrugës

Paralajmëroi se për ta nuk do të ketë pushime dhe do të vazhdojnë aksionin opozitar, Lulzim Basha, Kreu i PD ka folur nga ‘takimet elektoral’ që po mban në disa qytete të veriut te Shqipërisë. Pas takimit në qytetin e Tropojës ai ka shprehur mirënjohje për qytetarët kuksianë, ku duke i’u referuar zgjedhjeve të 30 qershorit , ata i dolën kundër Kryeministrit Rama duke e refuzuar masivisht.

Zoti Basha duke i’u referuar revoltës që qytetarët kuksianë bën për taksën e rrugës së Kombit, ka shprehur se Kuksëi gjithmonë ka qenë prijës për të drejtat e tyre. Ai ka premtuar nga qyteti verior se me ardhjen në pushtet, që në javën e parë të tyre do të heqin taksën e Kombit. Ai ka bërë thirrje për ndryshim, referuar këtu që ta votojnë në zgjedhjet e parakohëshme me dekretin e Presidentit Meta.

Kujtojëm se Kryeministri Rama është shprehur i prerë në disa dalje publike se zgjedhjet janë bërë në 30 qershor dhe se 13 tetori është thjesht një datë e zakonshme.

‘Kukësi i ka prirë betejës për liri e demokraci me revoltën kundër taskës së rrugës së Kombit. Dua të shpreh vendosmërinë tonë që javën tonë të parë në qeveri do të heqim traun e rrugës së Kombit. I kam kërkuar strukturave të PD të bëhen gati që bashkë me qytetarët ta kthejmë shumicën Rama ik më 30 qershor, në shumicën e një ndryshimi të thellë ekonomik e politik për cdo shqiptar, për t’i dhënë fund emigracionit e kurbetit që po e tret Kukësin.‘

Punësimi i shqiptarëvë, mirëqenia e shqiptarëvë, punësimi i kuksianëve, mirëqënia e tyre janë objektiv dhe prioriteti më madhi i PD dhe i imi personalisht” u shpreh Basha.

Politike Basha nuk ndalet javën e parë në pushtet heqim traun e rrugës thirrje nga ‘takimi elektoral’ në Kukës: Ti japim fund kurbetit