Politike20 Qershor 2019, 15:45

Basha paralajmëron Ramën dhe zyrtarët e PS: Aty ku është sot Bardh Spahia nesër do jetë njëri nga ju

Shkruar nga Pamfleti
Basha paralajmëron Ramën dhe zyrtarët e PS: Aty ku

Basha paralajmëron Ramën dhe zyrtarët e PS: Aty ku është sot Bardh Spahia nesër do jetë njëri nga ju

Kryetari i Partisë Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si timonierin kryesor për ideimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve në vend.

Basha tha se Rama nuk ka bërë diferencime për të afruar të gjithë llojët e kriminelëve për të zgjedhur vota.

Reagimi i pafytyrë i Ramës ka për qëllim ta mohojnë këtë megakrim se me shpresë do të harrohet. Asgjë nuk do të harrohet dhe tolerohet, rruga drejt normalitetit kalon nga nxjerrja para drejtësisë e të gjithëve. Asnjë hap nuk do të bëhet pa ndëshkimin e atyre që kanë vjedhur votat.

Sandër Lleshaj është sot vegla më e ftohtë dhe e pashpirt e Edi Ramës për të luftuar opozitën për të nxitur vëllavrasjen, ai shkëlqen. Ai shumë shpejt do të mbajë përgjegjësi për helmimin dhe persekuptimin e shqiptarëve. Në qelinë ku sot është Bardh Spahia nesër do të jetë njëri prej jush. Ata drejtues policie do të mbajnë përgjegjësi.

Shqipëria ka nevojë për një operacion të thellë për të hequr këtë kancer. Ajo pjesë e prokurorisë, e administratës dhe prokurorisë që do të mbetet do të jetë vetëm e afta“. Në fund ai kishte një thirrje për të gjithë shqiptarët që të bashkohen nesër në protestën e nëntë kombëtare. “Boll më me Shqipërinë si plackë e tyre. Ju ftoj të bashkohemi nesër në orën 20:00 në protestën kombëtare në Tiranë” deklaroi ai.

Politike Basha paralajmëron Ramën dhe zyrtarët e PS: Aty ku është sot Bardh Spahia nesër do jetë njëri nga ju