Aktualitet18 Shtator 2018, 09:06

Basha ‘përvëlon’ dyshen Meta-Kryemadhi, ftesë ndërkombëtarëve për t’iu vënë fshesën mafiozëve e kriminelëve

Shkruar nga Pamfleti
Basha ‘përvëlon’ dyshen Meta-Kryemadhi, ftesë

Si Meta, ashtu edhe Kryemadhi, janë kundër ndërkombëtarëve dhe i tremben asistimit të tyre në ligjin e Vettingut, pasi ‘dora e hekurt’ e ambasadorëve nuk do të falë as edhe kokat më të larta të shtetit

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka futur dridhmat dyshes mafioze, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Prej javësh, Basha po këmbëngul për bërjen me çdo kusht të Vettingut në politikë, por qëndrimi i tij i fundit ka tmerruar Metën dhe Kryemadhin, të cilët i tremben së tepërmi Vettingut. Lulzim Basha ka pranuar publikisht që Vettingu të kontrollohet nga ndërkombëtarët, duke ju bërë ftesë këtyre të fundit të skanojnë gjithë politikanët, për t’i futur në ‘kthetrat’ e këtij ligji.

Kjo është një goditje e fortë për Presidentin Meta dhe aleaten e Bashës, pasi që të dy kanë frikë nga Vettingu dhe drejtësia, që do t’i bënte ‘kurbanë’ dhe do ju merrte milionat që ju kanë vjedhur shqiptarëve. Si Meta, ashtu edhe Kryemadhi, janë kundër ndërkombëtarëve dhe i tremben asistimit të tyre në ligjin e Vettingut, pasi ‘dora e hekurt’ e ambasadorëve nuk do të falë as edhe kokat më të larta të shtetit.  

Teksa Ilir Meta hesht për propozimin e Bashës për Vetting në politikë, Kryemadhi e mbështeti, me kushtin që të bëhet pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Në një deklaratë të fundit, Kryemadhiu tregua tepër e ashpër ndaj të huajve, teksa tha se na janë bërë si nënë e babë, sikur të gjithë shqiptarët kanë lindur nëpër shtëpitë e fëmijëve.

“Për çfarë jemi? Për protektorat apo vend i pavarur sovran? Sepse na kanë ardhur këta ndërkombëtarët , na janë bërë si me i pas nënë dhe babë, sikur ne të gjithë kemi lindur nëpër shtëpitë e fëmijëve. Ajo çka është më qesharake, ky komunitet ndërkombëtar, i cili ka vënë po themi propozime të tjera, grupet e vetingut që janë të krijuara me votën e PS, sot i ke ata që nuk po pranojnë”, u shpreh Kryemadhi pak ditë më parë.

Por, mbrëmjen e kaluar Basha, si lideri i partisë më të madhe opozitare, i preu të gjitha shpresat Kryemadhit dhe Metës, teksa u shpreh qartë se ndërkombëtarët do të kontrollojnë procesin e Vettingut të politikanëve.

“Së treti, vettingu i politikanëve do të ketë mbikëqyrje ndërkombëtare”, shkruante Basha në një  video të shpërndarë mbrëmjen e kaluar në ‘Facebook’, ku jepte pesë rregullat kryesore për vettingun e politikanëve.

Me këtë deklaratë, ai ju rikthye edhe njëherë marrëveshjes së vonë të 17-18 majit, me kryeministrin Edi Rama, ku pas takimit kokë më kokë të mesnatës pranuan asistimin e ndërkombëtarëve. Ftesa e Bashës për ndërkombëtarët tregon se marrëveshja e 17 majit vijon të jetë e gjallë dhe të japë frytet e veta në politikë, ku nën rogoz Rama dhe Basha qeverisin së bashku./Pamfleti

Kryesore Ilir Meta Lulzim Basha Monika Kryemadhi nderkombetareve Vettingu në politike