Basha promovon “lëvizjen e pjeshkave” për të rrëzuar Ramën, jep mesazhin nga Elbasani: Nuk do lejojmë tatim mbi pjeshkat, do e subvesionojmë

Basha promovon “lëvizjen e pjeshkave” për të rrëzuar Ramën, jep mesazhin nga Elbasani: Nuk do lejojmë tatim mbi pjeshkat, do e subvesionojmë

Kryetari i Partisë Demokratike është me të vërtetë i veçantë në promovimin e lëvizjeve të tij kundër kryeministrit Edi Rama.

I udhëhequr gjithnjë nga turma, qoftë dhe po të jenë katër- pesë katundarë, lideri i opozitës nxiton ta bëjë kauzë dhe ta përkthejë në sulm kundër kundërshtarit politik dhe qeverisë së PS.

Këtë radhë mendon se kauza më e fortë është ajo e “pjeshkave”. Jo se nuk e ka pasur si kauzë pjeshkën, por jo në kuptimin “bio” të fjalës, por në kuptimin e skandaleve erotike që shpërthyen para disa muajsh.

Por Basha ka qënë më konkret, pasi ka qënë një javë më parë në Elbasan, dhe e ka ndarë lajmin në tre pjesë, duke dhënë njëherë në tre ditë një.

Për ditën e sotme i ra pjesa e pjeshkës për të promovuar si një lëvizje të fortë politike që do të rrëzojë njëherë e mirë qeverinë e Ramës.

Kështu, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me fermerë të Elbasanit ku tha se qeveria dhe Edi Rama po përpiqen të bëjnë një kolektivizim të dytë të fshatit.

Me një video selfie live në Facebook të regjistruar një javë më parë dhe hedhur sot në sistem, kreu i PD tha se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk ka subvencione për fermerët.

“Jemi në Elbasan me fermerët e zonës, në një plantacion pjeshkësh që më parë ishte vresht, që siç na e thotë vetë Rexhepi nuk ia dilte dot me vresht për shkak të konkurrencës të pandershme në treg nga prodhimet e importit.

Këtë problem që është problemi i shtëpive të tyre e konsiderojmë problemin e të gjithë shqiptarëve dhe t’u garantojmë që PD do të jetë në krahun tuaj, nuk do ju lërë vetëm në këtë orë të vështirë për fshatin.

Ta mposhtim këtë të keqe që taksat që ju paguani tu kthehen në shërbime, infrastrukturë e subvencione, se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk kemi subvencione.

Këtu jo vetëm nuk ka dhënë subvencion po po bëhet gati tu marr 20% të TVSH për çdo pjeshkë, mollë, kg drithë e fasule duke i konsideruar biznes i vogël. Një kolektivizim i dytë i fshatit” tha Basha.

Tashmë e ka kapur kauzën tamam, ajo është pjeshka.

Të shohim sa do ta mbajë.

Ndërkohë që mësohet se në Elbasan nuk ka qënë as Ervin Salianji dhe as Grida Duma, të cilët mund t’i kishin dhënë një dorë.

Grida dhe Salianji kanë qënë të zënë me përgatitjen e sulmit me miell në Kuvend ndaj Ramës dhe qeveritarëve./Pamfleti.com