Politike24 Maj 2019, 18:01

Basha qëndron i palëkundur: Nuk negociohet largimi i Ramës, nuk duam as pushtet në tavolinë

Shkruar nga Pamfleti
Basha qëndron i palëkundur:  Nuk negociohet largimi i Ramës, nuk

Një ditë para protestës së opozitës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha përsëriti nga Mati se largimi i Edi Ramës si kryeministër nuk negociohet.

“Koha kur Edi Rama dhe një grusht horrash marrin peng një Shqipëri të tërë mori fund. Nuk do të bëjmë asnjë hap pas, vetëm përpara. Fundit i tranzicionit dhe ëndrra jonë për Shqipërinë si gjithë Europa do të jetë konfluzioni final i kësaj beteje. Largimi i Edi Ramës nuk negociohet.” tha Basha.

Basha tha se nëse Rama do të kishte pasur 1/1000 e dinjitetit të Theresa May në Britaninë e Madhe apo Sebastian Kurtz do të ishte larguar me dhjetëra herë.

“Rama nuk ka dinjitet, ka vetëm etje për kusari. Edi Rama nuk ka as dinjitet dhe as nder, hajduti, krimineli, banditi. Nuk ka dinjitet as Edi Rama, kreu i bandës. Edi Rama po të kishte pasur një të njëmijëtën e nderit dhe dinjitetit të Theresa May apo Sebastian Kurtz, apo të një kryeministri normal ballkanik, do të ishte larguar me dhjetëra herë. Do të ishte larguar kur u zbulua se solli në parlament trafikantët e vajzave dhe grave shqiptare, narkotrafikantët dhe vrasësit dhe i bëri deputetë.” shprehu ndër të tjera Basha.a

Politike