Politike21 Shtator 2019, 21:42

Basha reagon pas tërmetit: Shërim të shpejtë të lënduarve, me ndihmën e zotit do ta kalojmë këtë situatë

Shkruar nga Pamfleti
Basha reagon pas tërmetit: Shërim të shpejtë të

Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot vendin tonë duke sjellë edhe dëme të mëdha në objekte por edhe persona të plagosur. Sipas IGJEUM epiqendra ka qenë në Durrës. Pikërisht zona e Durrësit deri në Shëngjin është edhe më e goditura por edhe kryeqyteti, Tirana.

Kreu i PD-së, Luzlim Basha, ka reaguar pas tërmeteve të fuqishëm që goditën vendin pasditen e sotme.

Me një mesazh solidariteti në Twitter, shkruan se është lajm i mirë fakti që nuk pati viktima, ndërsa shton se “në solidaritet me njëri-tjetrin dhe me ndihmën e Zotit do ta kalojmë këtë situatë tronditëse”.

“Falë Zotit deri tani nuk ka raportime për jetë të humbura apo në rrezik nga tërmeti që goditi sot vendin. Ju uroj të lënduarve shërim të shpejtë dhe çdo familje një natë të qetë. Në solidaritet me njëri-tjetrin dhe me ndihmën e Zotit do ta kalojmë këtë situatë tronditëse.” – shkruan Basha në Twitter.

Politike