Politike 3 Prill 2018, 16:57

Basha thërret në mbledhje urgjente deputetët e Korçës dhe Elbasanit

Shkruar nga Pamfleti
Basha thërret në mbledhje urgjente deputetët e Korçës

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thirrur në një mbledhje urgjente deputetët e qarkut të Korçës  dhe të Elbasanit, ku do të diskutohen detajet mbi protestën që do të mbahet ditën e enjte.

Takimi ka si qëllim organizimin  e protestës së të enjtes. Basha në dy takimet e para vendosi që ditën e enjte do të ketë protestë masive, duke bllokuar akset më të rëndësishme të vendit.

Raportohet se disa nga akset kryesore në vend do të bllokohen, si Vora, Fushë-Kruja, Bradasheshi, aksi Lushnje-Fier.

Politike Basha thërret në mbledhje urgjente deputetët e Korçës dhe Elbasanit