Politike10 Prill 2018, 11:36

Basha zbulon dy arsyet private të Ramës, që fshihen pas taksimit të biznesit të vogël

Shkruar nga Pamfleti
Basha zbulon dy arsyet private të Ramës, që fshihen pas taksimit

Basha zbulon dy arsyet private të Ramës, që fshihen pas taksimit të biznesit të vogël

Ndërkohë që në gjithë vendin, biznesi u solidarizua në protestën me mbylljen e qepeneve, si reagim kundër vendimit të qeverisë për TVSH-në dhe abuzimet, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar sërish në mbrojtje të kësaj force, të quajtur si motori i ekonomisë dhe shoqërisë.

Postimi i poltë i Lulzim Bashës:

Futja e biznesit të vogël në TVSH është goditje që i bëhet biznesit, ekonomisë, dhe vetë Shqipërisë. Sipërmarrësit e vegjël janë motori i çdo ekonomie dhe shoqërie: ata krijonë punësim, ata sjellin zhvillim, ata sjellin mirëqenie.

Nuk ka asnjë arsye ekonomike, asnjë arsye publike për vendimin e Edi Ramës kundër biznesit të vogël. Ka vetëm dy arsye private: favorizimi i oligarkëve dhe krijimi i kushteve për koncesionin privat të TVSH-së.

Sipërmarrësit e vegjël treguan sot në mbarë vendin se ata nuk do të heshtin para arbitraritetit, nuk do të lejojnë që bizneset dhe mundi i tyre të grabitet nga Edi Rama dhe klientët e tij.

Ata duan një Shqipëri ku ka mundësi, ku ka konkurencë të ndershme, ku ka drejtësi.

Kjo Shqipëri do të jetë realitet vetëm kur politika të mos jetë e kapur, kur Shqipëria të çlirohet nga oligarkia politike dhe ekonomike.

Ky është vizioni dhe vullneti i Partisë Demokratike.

Politike Basha zbulon dy arsyet private të Ramës që fshihen pas taksimit të biznesit të vogël