Bashës e Monikës “po u digjet barku”, që s’janë në krye të protestës, por Kryemadhi s’rri dot pa i futur “hundët”

 Bashës e Monikës “po u digjet barku”, që s’janë në krye të protestës, por Kryemadhi s'rri dot pa i futur "hundët"

“Ashtu si në çdo protestë deputetë dhe politikanë kërkojnë që të fusin hundët, ne u themi publikisht që të rrinë larg dhe se këtu mes nesh nuk janë të mirëpritur.” Kështu e nisën ditën e djeshme protestën studentët,  cila sot vijoi me masivizim të saj.

Të provokuar edhe nga kryeministri Edi Rama, “ngelësit” u derdhën edhe më shunë sot në shesh për të luftuar për të drejtën e tyre. Ndërsa qeveria është nën ethet e studentëve, po aq e trishtuar dhe e zëmruar është opozita, e cila një herë të vetme nuk arriti të realizojë një protestë të hajrit.

Dhe nuk ka se si të ndodhë, se opozita është e shitur për interesa politike. Ndërsa studentët munden. Por e shkreta Monikë  nuk mund t’i mbajë larg “hundët”.

Monika Kryemadhi ka komentuar protestën e studentëve në Tiranë dhe rrethe. Kryemadhi shprehet se politika duhet të mësojë prej studentëve.

“BRAVO! Ju meritoni të jetoni të lumtur në Shqipëri. Politika duhet të mësojë prej jush. Respekt dhe mirënjohje!”, shkruan Kryemadhi.

Ndërsa demokratët  ngushëllohen teksa shpërndajnë video dhe foto të studentëve protestues.

 

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti