Sekretari i Partisë Demokratike në Vaun e Dejës, Gentjan Ndoji ka denoncuar qeverinë ‘Rama’ se po vjedh se po vjedh 336 milionë lekë për një projekt i cili është i financuar nga ambasada amerikane.
Në një deklaratë për mediat ai është shprehur se:“Rasti konkret i këtij abuzimi, është projekti për rikonstruksionin e shkollës së Mjedës me vlerën 336 milion lekë i parashikuar për këtë shkollë, por shkolla është e rikonstruktuar nga Ambasada Amerikane në vitin 2016-të më konkretisht nga “Garda Federale te Neë York dhe New Jersey” me taksat e qytetareve Amerikane”.
Sekretari i degës së Vaut të Dejës, Ndoj shprehet se janë abuzuar 99 milion e 600 mije lekë nga taksat e qytetarëve dhe po tentohet te vidhen nëpërmjet këtij mashtrimi edhe një shumë tjetër abuzive mbi 700 milion lekë.
‘E gjitha kjo është një tentative për vjedhje te fondeve publike ne ketë rast shuma prej 336 mln leke.’-shton Ndoj.
“99 milion e 600 mije lekë është shuma e radhës e grabitur nga Bashkia Vau Dejës, nëpërmjet një tenderi për Hartim Projektesh”.
Gjatë deklaratës ai akuzoi bashkinë se ka mashtruar për numrin e nxënësve të shkollës:
“Bashkia Vau Dejës abuzon kur thotë që kjo shkollë ka 814 nxënës, kur në të vërtetë, ajo aktualisht ka vetëm 205 nxënës”.
Së fundmi ai i bëri thirrje SPAK që të nis menjëherë hetimet për këtë çështje.
Deklarata e Partisë Demokratike, Gentian Ndoj (SEKRETAR)
Abuzimet dhe vjedhjet nuk ndalen në Bashkinë Vau Dejës, deri më tani janë abuzuar plotë 99 milion e 600 mije lekë nga taksat e qytetarëve të Bashkisë Vau Dejës dhe po tentohet te vidhen nëpërmjet këtij mashtrimi edhe një shumë tjetër abuzive mbi 700 milion lekë, jo vetëm që po grabisin çdo ditë qytetaret e saj, por Bashkia Vau Dejës grabit dhe mashtron edhe me investimet e Ambasadës Amerikane.
99 milion e 600 mije lekë është shuma e radhës e grabitur nga Bashkia Vau Dejës, nëpërmjet një tenderi për “Hartim Projektesh”.
Rasti konkret i këtij abuzimi, është projekti për rikonstruksionin e shkollës së Mjedës me vlerën 336 milion lekë I parashikuar për këtë shkollë, por shkolla është e rikonstruktuar nga Ambasada Amerikane në vitin 2016-të më konkretisht nga “Garda Federale te New York dhe New Jersey” me taksat e qytetareve Amerikane.
Ndërkohe qe në përshkrimin e këtij investimi, shkruhet e zeza në të bardhë që kjo shkollë e ndërtuar ne vitin 1850, ka nevojë urgjente për rikonstruksion pasi në këtë shkollë nuk është vënë asnjëherë dorë, në një kohë kur banorët e Bashkisë Vau Dejës dhe opinion publik e di shume mirë se ky investim, mban firmën e Ambasadës Amerikane, një shkollë e rikonstruktuar plotësisht:
Pamje shkolla – fjala e zv/ambasadorit
E gjitha kjo është një tentative për vjedhje te fondeve publike ne ketë rast shuma prej 336 mln leke.
Mashtrime në cdo hap, ku abuzohet edhe me numrin e nxenesve. Ne shkresat publike, Bashkia Vau Dejës abuzon kur thotë që kjo shkollë ka 814 nxnënës, kur në të vertete, ajo aktualisht ka vetem 205 nxënës.
Është krejtësisht e qarte qe këto të dhënat nuk korrespondojnë me ato qe janë paraqitur në këtë procedurë nga Bashkia Vau Dejës. Përveçse se kjo Bashki mashtron me vitet e ndërtimit të këtyre objekteve të kësaj procedure, mashtron me numrin e nxënësve, mohon çdo Investim të bërë nga buxheti i shtetetit, nga taksat e qytetarëve dhe donatorët e huaj, vetëm e vetëm për të arritur të vjedhë mbi 336 milion.
Partia Demokratike dega Vau Dejës, denoncon këto raste abuzive, ku janë grabitur taksat e banorëve të Bashkisë Vau Dejës.
I bëjmë thirrje, SPAK që të nis menjëherë hetimet për zbardhjen e këtyre afereve korruptive, ndërkohë që ftojmë banorët të denoncojnë raste të tilla abuzive, ne ju garantojmë se do të jemi avokati më I mirë I banorëve të Bashkisë Vau Dejës.