Politike13 Qershor 2019, 07:32

Bashkimi Europian i përçarë për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor

Shkruar nga Pamfleti
Bashkimi Europian i përçarë për anëtarësimin e

Bashkimi Europian i përçarë për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor

Europa duhet të bjerë dakord mbi çeljen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut këtë muaj në mënyrë që të sigurojë besueshmërinë e politikës së zgjerimit që ka BE-ja. Ky është qëndrimi zyrtar që kanë 14 shtete anëtare të Bashkimit Europian. Këtë qëndrim kanë mbajtur zyrtarisht edhe liderët e të dy vendeve.

Megjithatë ky presion mund të mos jetë i mjaftueshëm për skeptikët, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, që të luajnë nga vendi shkruan EuObserver.

Ministrat e huaj të 14 shteteve dolën në një deklaratë të përbashkët përpara bisedimeve të BE-së në të ashtuquajturin Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme (General Affairs Council) i cili do të mbahet javën që do të vijë dhe ku 28 vendet anëtare duhet të bien dakord në marrjen e një vendimi.

“Fillimi i bisedimeve për anëtarësim… do të shërbejë si një faktor kryesor motivues për të gjithë rajonin”,- deklaruan ata. “Fillimi i negociatave në Qershor 2019 gjithashtu do të kontribuojë në forcimin e shteteve, minimizimit të ndikimit nga faktorët dhe interesat e lojtarëve të tjerë, si dhe të sigurojë se vendet anëtare vazhdojnë të jenë aktorët kryesorë në transformimin pozitiv të rajonit”- kanë shtuar ata në deklaratë, në një aluzion të konkurrencës ruse për të influencuar në Ballkanin Perëndimor.

Në grupin e 14 vendeve përfshihen të gjitha ish vendet e Perdes së Hekurt (Iron Curtain), të cilët u bashkuan me BE-në pas 2004-s, përjashto Rumaninë, e cila kërkon që të qëndrojë neutrale si mbajtësja e Presidencës së BE-së.

Austria dhe Italia, fqinje të rajonit të Ballkanit, si dhe Malta, gjithashtu kanë nënshkruar. Vendet anëtare më të fuqishme të BE-së, si Franca dhe Gjermania, si dhe dy vende të tjera skeptike të zgjerimit, Danimarka dhe Holanda, qëndruan jashtë.

Nga ana e tij, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjithashtu vuri theksin te nevoja që BE të bëjë përpara gjatë takimin në Bruksel.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev tha të njëjtën gjë në Pragë, gjë të cilën e përsëriti edhe presidenti gjatë takimit në Bruksel të mërkurën.

Rama përdori një metaforë anatomike, duke thënë se shtetet e Ballkanit janë si një organ i trupit të BË-së, duke e rrethuar atë.

“Europa duhet të bëjë një zgjedhje se çfarë të bëjë me këtë organ, ose ta lejë të ketë hemorragji dhe të krijojë probleme për veten (për BE-në) ose jetë pjesë e trupit”,- tha Rama. “Europa duhet të veprojë në mënyrë gjeo-strategjike dhe gjeopolitike,”- shtoi ai.

“Rajoni tragjik”

Presidenti i Komisionit Europian, duke folur krah Ramës, tha se ai do të qëndrojë me rekomandimet e tij zyrtare, të dhëna javën e shkuar, për të hapur bisedimet. Duke marrë krahasimet figurative të përgjakshme të Ramës, ai tha se BE-ja nuk ka të drejtë “të luaj lojëra” me rajonin tragjik, në të cilin janë zhvilluar luftëra të ndryshme në dy dekadat e shkuara. “Ne e kemi bërë shumë të qartë se ka ardhur momenti që të hapen negociatat,- tha Juncker.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev, tha nga Praga se vendi i tij ka kapërcyer të gjitha stereotipat dhe mosmarrëveshjet gjatë marrëveshjes historike me Greqinë mbi emrin më herët këtë vit.

Tashmë duhet që politikanët europianë të mbajnë fjalën e tyre, tha lideri çek Andrei Babis. Do të ishte e gabuar nëse Ballkani Perëndimor nuk i përket Europës dhe potencialisht zonës Shengen (zonës së lëvizjes së lirë në BE),- shtoi Babis.

Apeli vjen pasi parlamentit Gjerman, të enjten e kaluar, miratoi anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Nato, por që pezulloi marrjen e vendimit mbi bisedimet për anëtarësim deri në përfundim të verës.

Franca, Danimarka dhe Holanda tashmë kanë bllokuar hapjen e negociatave për anëtarësimin e BE-së vitin e shkuar për shkak të shqetësimit në lidhje me korrupsionin, krimin e organizuar dhe mungesën e sundimit të ligjit.

Juncker gjithashtu, këtë të martë, pranoi se në javën që do të vijë gjasat janë se Këshilli i Çështjeve të përgjithshme nuk të do të zhbllokojë procesin. Ai nënvizoi se nuk është “mision i pamundur” ndryshimi i mendjes së Francës dhe Gjermanisë. Por shtoi se nuk po fokusohet në qershor pasi duhet të aprovohet nga parlamenti, nuk ka një seancë për këtë në qershor, prandaj miratimi mund të ndodhë më vonë.

Në pritje…

Bashkimi Europian ka hapur tashmë bisedimet për anëtarësim me Malin e Zi dhe me Serbinë, pas kanë pranuar në gjirin e tyre Kroacinë dhe Slloveninë së fundmi. Bosnja dhe Kosova, të cilat nuk janë të njohura nga pesë vende të BE-së dhe Serbia, po presin ende për dritën jeshile. Por Juncker paralajmëron se nëse Kosova dhe Serbia nuk bien dakord që të normalizojnë marrëdhëniet që po ndërmjetëson BE, asnjë prej tyre nuk do të jetë pjesë.

“Ne nuk duam të imponojmë paqëndrueshmëri në BE, ne duam të eksportojmë stabilitet në këto vende, ose çfarëdo që ju i quani ato”, tha ai të martën për problemin e mosnjohjes së Kosovës./Monitor

Politike anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor Bashkimi Europian Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme