Basti idhnak dhe informacionet për Ardi Veliun, Balili “patatja e nxehtë” në dorën e Sandër Lleshit

Basti idhnak dhe informacionet për Ardi Veliun, Balili “patatja e nxehtë” në dorën e Sandër Lleshit

Ka shumë “Balilë” në botën e errët të krimit e ndoshta më të rrezikshëm, por janë dy arsye që e bëjnë atë kauzën e ditës për Policinë e Shtetit.

Së pari, përfolja me insistim sistematik nga ish-kryediplomati amerikan.

E dyta, në atmosferën konfliktuale me Ilir Metën arrestimi i Balilit është dhe basti idhnak i Edi Ramës pasi i shumëkërkuari njihet si mbështetës i Presidentit aktual.

Mirëpo me stafin aktual në kupolën e Policisë ky mision është thuajse i pamundur.

Arsyet janë të njohura, por mjafton të thuhet se vitin që shkoi Balili strehohej pikërisht në afërsi të banesës së ish-drejtorit të atëhershëm të policisë së Tiranës,  Ardi Veliu i cili aktualisht është drejtuesi i Policisë së Shtetit.

 Lleshi i ka këto informacione ndaj dhe shumë shpejt priten lëvizje të rëndësishme./Pamfleti

Loading...

more recommended stories

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti