Showbiz16 Tetor 2019, 13:43

Batman gjen ‘gruan mace’ të tij, do jetë Zoe Kravitz

Shkruar nga Pamfleti
Batman gjen ‘gruan mace’ të tij, do jetë Zoe Kravitz

Le të harrojmë për pak filmin”Joker” me Joaquin Phoenix dhe të mendojmë për Batmanin e ri që do mund ta shohim në qershor të 2021-shit. Një tjetër detaj i rëndësishëm i shtohet filmit të drejtuar nga  Matt Reeves:  do jetë   Zoe Kravitz ajo që do veshë kostumin e ‘Catwoman’ në film.

Në të kaluarën, personazhi i  DC Comics që vodhi zemrën e ‘burrit lakuriq nate’ është interpretuar në kinema edhe nga  Anne Hathaway, Halle Berry dhe Michelle Pfeiffer.

Pas lajmit të publikuar nga ‘Variety’, lajmi zyrtar erdhi nga regjisori që në twitter postoi një Gif me fytyrën e  Zoe Kravitz. Aktorja tridhjetë vjeçare, e bija e Lenny Krevitz dhe Lisa Bonet, kishte dubluar pikërisht gruan mace në  “LEGO Batman – Filmi”.

Mbi të gjitha, roli vjen si një triumf për të, e cila nuk arriti të marrë të njëjtin rol tek  “Kavalieri i errët-Rikthimi”, kapitulli final i trilogjisë së Christopher Nolan. Atëherë produksioni nuk ia kishte dhënë mundësinë e provës, pasi e kishin cilësuar stilin e saj si shumë ‘urban’ (Zoe ia atribuoi atë vendim origjinës së saj etnike).

Për momentin nuk kanë dalë shumë detaje mbi Batmanin e ri. Pas lamtumirës së  Ben Affleck, Robert Pattinson u konfirmua në rolin e mbrojtësit të Gotham dhe në kast do jetë edhe Jeffrey Wright, i cili do të interpretojë komisarin Gordon. Flitet prej kohësh për përfshirjen e Jonah Hill (“The Wolf of Wall Street”) që do të interpretojë një personazh negative të filmit (shumë dyshojnë se bëhet fjalë për Pinguinin).

Showbiz Batman gjen ‘gruan mace’ të tij do jetë Zoe Kravitz