Politike 1 Nëntor 2018, 13:50

‘Baxh*llë’! Tahiri shpërthen ndaj Palokës dhe i jep përgjigjen e fortë: Larvë mjerane, modifiko nofullën që

Shkruar nga Pamfleti
‘Baxh*llë’! Tahiri shpërthen ndaj Palokës dhe i jep

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i është përgjigjur ashpër deputetit demokrat, Edi Paloka, i cili komentoi me një gjuhë të turpshme dhe fjalor banal konferencën e sotme të ish-ministrit, i cili publikoi vendimin e drejtësisë italiane, se ishte i pafajshëm.

Në reagimin e tij, Tahiri shkruan se nuk e ndyn gojën me Palokën, ndërsa shton se do t’i japë një përgjigje. Tahiri i lutet të mos pështyjë mikrofonin, duke i sqaruar se është mungesë edukate, ndërsa me ironi i kërkon të modifikojë nofullën, që sipas tij, e ka si mrrokllë dumdumi. 

“Për Edi Palokën: Edi, nuk e ndyj gojen me ty e nofullat aq më pak por një përgjigjë do ta jap: Të lutëm kur fol mos pështyj mikrofonin, është mungesë edukate, modifiko nofullë që ma ke si mrroklle dumdumi!

Kaq për ty larvë mjeranë që jeton duke sharë të tjerët me nofullën tënde 4×4 full option!”, shkruan Tahiri, duke iu përgjigjur Palokës, që e quajti ‘baxhellë’.

Politike Edi Paloka Saimir Tahiri sherr