Sport27 Gusht 2018, 11:23

Bayern kërkon me doemos një sulmues krahu pas dëmtimit të Coman, objektiv i bavarezëve është…

Shkruar nga Pamfleti

United dhe City në garë për shërbimet e yllit të Bayernit

E ardhmja e Julian Draxler është në udhëkryq! Pas ardhjes në Paris të Tuchel, duket se hapësirat e gjermani janë mbyllur përfundimisht dhe tani është vënë në kërkim të një ekipi për të vazhduar karrierën.

Mbyllja e merkatos po afron dhe Paris Saint-Germain ka nisur të kërkojë blerës për futbollistin e lindur në vitin 1993.

Sipas asaj që bën të ditur gjermania “Sport1”, mesfushori i është propozuar klubit të Bayern, për të zëvendësuar Kindsley Coman, i cili u dëmtua në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Hoffenheim.

Francezi do të mungojë rreth tre muaj, kësisoj Draxler mund të jetë një alternativë e mirë për bavarezët.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sport Bayern