Sport14 Korrik 2019, 14:20

Bayern Munchen mbetet thatë, ylli gjerman nuk i pret më

Shkruar nga Pamfleti
Bayern Munchen mbetet thatë, ylli gjerman nuk i pret më

Bayern Munchen po ecën me hapa breshke për të arritur te Leroy Sane. Sulmuesi i Manchester City-t dëshironte të transferohej në Gjermani te kampionët e vendit, por këta të fundit nuk paguan shifrën e kërkuar prej anglezëve.

Sane është mërzitur me këtë sjellje dhe nuk do të presë më bavarezët. The Mirrorr shkruan se sulmuesi i krahut ka vendosur të mos largohet nga kampionët e Anglisë.

23-vjeçari ka nisur stërvitjen me skuadrën në SHBA dhe nuk do të largohet nga Premier League. Sane do të mbetet sërish nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola.

Sport