Sport25 Shtator 2019, 13:19

Bayerni kërcënon Low: Nëse zëvendësoni Neuer, asnjë lojtarë nuk vjen nga ne

Shkruar nga Pamfleti
Bayerni kërcënon Low: Nëse zëvendësoni Neuer,

Çështja e portierit titullar të Kombëtares së Gjermanisë duket se ka prekur fundin. Tashmë, në debat është përfshirë edhe presidenti i Bajernit të Mynihut, Uli Hënes. Gjithçka nisi me një deklaratë të Ter Shtegen, i cili u shpreh se ishte lodhur në stol pasi gjithmonë Nojer do të jetë portier i parë pavarësisht formës.

Ndërkohë, së fundmi Uli Hënes ka kërcënuar trajnerin Hoakim Lëv se nëse mendon të heqë nga posti i titullarit Manuel Nojer, atëherë t’i harrojë lojtarët e tjerë nga Bajern Mynoh, pasi ai nuk do t’i lejojë të bashkohen me Gjermaninë.

“ Nuk do të pranonim kurrë një ndryshim në portë. Nëse kjo ndodh, atëherë nuk do të dërgonim më lojtarë në Kombëtare”, u shpreh Hënes. Në këtë formë debati për portierin titullar të Gjermanisë ka marrë përmasa të mëdha dhe mbetet për t’u parë përgjigja e Lëv përballë këtyre kërcënimeve nga presidenti i Bajern Mynih.

Sport