Sport24 Maj 2019, 17:21

Bayerni thyen arkën dhe historinë, 80 milionë euro për lëvizjen e bujshme

Shkruar nga Pamfleti
Bayerni thyen arkën dhe historinë, 80 milionë euro për

Bayern Munich i ka ofruar 80 milionë euro Manchester City-t për Leroy Sane. Prej ditësh flitet për një transferim të 23-vjeçarit te bavarezët këtë verë dhe duket se Pep Guardiola ka dhënë miratimin e tij.

Gjithsesi, ky do të jetë vetëm hapi i parë i një operacioni që pritet të zgjatë disa javë, madje edhe muaj para se të mbyllet. Bayern është në kërkim të një sulmuesi krahu pas largimeve të Arjen Robben dhe Franck Ribery.

Kampionët e Gjermanisë kanë vendosur një rekord për klubin me 80 milionë eurot e shpenzuara për të siguruar Lucas Hernandez, por duket se ky rekord do të thyhet shumë shpejt. Ndërkohë, është bërë e ditur edhe se Bayern i ka ofruar lojtarit një kontratë 5-vjeçare me 10 milionë euro në sezon.

Sport Bayern Munchen