Baza e një truri të shëndetshëm është mirësjellja, e thotë shkenca

Richard Davidson është një shkencëtar amerikan, doktor në neuropsikologj dhe kërkues në sektorin e neuroshkencave emocionale ka shkuar në Indi për të mësuar më shumë për trurin e njeriut.

Në udhëtimin e tij ai mësoi se truri i tij funksiononte më mirë kur ai ishte i qetë.
Ai ka studiuar me anë të neuroshkencës bazat e emocioneve dhe ka zbuluar se struktura e trurit tonë mund të ndryshojë brenda një ose dy orëve.

Në vitin 1992 ai takoi Dalai Lamën i cili e këshilloi që të përqëndronte kërkimet e tij në mirësjellje më shumë se në depresion stres dhe ankth.

Më pas duke u bazuar në këshillat e Dalai Lamës ai zbuloi se fëmijët e rritur dhe të edukuar me mirësjellje kanë shëndet më të mirë mendor se sa fëmijët e tjerë.

Ai ka hartuar një program me 4 pika të cilat duhet të ndiqen për të pasur një mendje të shëndetshme.

1- Kujdesi
2- Interesimi për të tjerët
3- Lidhja me të tjerët
4- Aftësi për të qenë një njeri i hapur në mendime dhe ndjenja

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti