BE publikon mjerimin: Pagat në Shqipëri fuqi blerëse 4 herë më të vogël se pagat në Bosnjë

BE publikon mjerimin: Pagat në Shqipëri fuqi blerëse 4 herë më të vogël se pagat në Bosnjë

Rama shikon ëndrra natën e i publikon në mëngjes me “FB”, ndërsa Ahmetaj kujton se populli ka pagën dhe bizneset e tij.

Shqiptarët nuk po ikin për të parë ekspozitat që hap kryeministri nëpër botë, as për të zbuluar se ku i kanë vilat Beqaj, Basha, Gjiknuri, Meta, Angjeli, Panariti, Berisha Ruli, Fuga e Agaçi, apo se në cilin hotel e motel, hargaliset ministri Ahmetaj me dashnoren e tij, por po ikin nga varfëria ekstreme, vetëm për të gjetur punë e bukë!



Nga Shqipëria nuk po ikin vetëm të papunët, por edhe “viktimat sociale”, të skemës së pagave tepër të ulëta që cakton qeveria, ku paga minimale është 24 mijë lekë të reja në muaj, ose 7 herë më e ulët se paga bazë e ministrit, 15 herë më e vogël se paga bazë dhe shpërblimet mujore të deputetit, 13 herë më ulët se paga e Kryeministrit, 14 herë më e ulët se paga e Presidentit dhe 20 herë më e ulët, se paga e Guvernatorit të Bankës së Shtetit.

Referuar tregut aktual me pagën minimale zyrtare 25 mijë lekë në muaj, me pagën e ulët të administratës 32 mijë lekë në muaj dhe me pensionet lëmoshë në Shqipëri nuk mund të mbijetosh as 10 ditë me ushqim minimal ndërsa kryeministri pasi shikon ëndrra natën me “mirëqenie të lartë të popullit”, bashkë me “shu…” e lëshon në “FB” edhe shifra “luksi jetese popullore”, ndërkohë që ministri “skuth” Arben Ahmetaj, kujton se populli ka pagën, dietat, shpërblimet, tenderët, bizneset dhe miliardat e tij. Sipas raportit ekonomik të BE, për treguesit e mirëqeines, EUROSTAT, publikon një tregues mjerimi në shqipëri, që lidhet me fuqinë blerëse të pagave minimale zyrtare dhe të pagës minimale në shtet, ku citon këtë tmerr social, të cilin qeveria “Rama” e quan “rritje ekonomike”.

Ja tabela e fuqisë blerëse të pagave

1. Luksemburgu e ka fuqinë blerëse 298 pikë, ose 199 pikë më lartë se mesatarja e BE.

2. Gjermania e ka fuqinë blerëse 281 pikë, ose 181 pikë më të lartë mesatarja e BE.

3. Holanda e ka fuqi blerëse 134 pikë, ose 34 pikë më të lartë se kuota mesatare e BE.

4. Danimarka e ka fuqinë blerëse 125 pikë, ose 25 pikë më të lartë mesatarja e BE.

5. Irlanda e ka fuqinë blerëse 124 pikë, ose 24 pikë më të lartë se mesatarja e BE.

6. Austria e ka fuqinë blerëse 122 pikë, ose 22 pikë më të lartë se mesatarja e BE.

7. Italia e ka fuqinë blerëse 107 pikë, 7 pikë më të lartë se mesatarja e BE.

8. Greqia e ka fuqinë blerëse 98 pikë, pra vetëm 2 pikë më të ulët se mesatarja e BE.

9. Kroacia e ka fuqinë blerëse 71 pikë, ose 29 pikë më të ulët se mesatarja e BE.

10. Rumania e ka fuqinë blerëse 55 pikë, ose 45 pikë më të ulët se mesatarja e BE.

11. Bullgaria e ka fuqinë blerëse 43 pikë, ose 57 pikë më të ulët se mesatarja e BE.

12. Mali i Zi e ka fuqinë blerëse 60 pikë, ose 40 pikë më të ulët se mesatarja e BE.

13. Turqia e ka fuqinë blerëse 58 pikë, ose 42 pikë më të ulët se mesatarja e BE.

14. Serbia e ka fuqinë blerëse 49 pikë, ose 51 pikë më të ulët se mesatarja e BE.

15. Maqedonia e ka fuqinë blerëse 48 pikë, ose 52 pikë më të ulët se mesatarja e BE.

16. Bosnja e ka fuqinë blerëse 48 pikë, ose 52 pikë më të ulët se mesatarja e BE.

17. SHQIPËRIA e ka fuqinë blerëse 12 pikë, ose 88 pikë më të vogël se mesatarja e BE dhe 4 herë më të ulët se Bosnja./Pamfleti/

more recommended stories

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.