Sport19 Gusht 2018, 17:02

Befason Mbappe: Nuk jam ende më i miri, te PSG e kemi një yll!

Shkruar nga Pamfleti
Befason Mbappe: Nuk jam ende më i miri, te PSG e kemi një yll!

Shumë modest dhe i drejtpërdrejtë në intervistën e tij, sulmuesi që është në majë të botë, Kylian Mbappe pranoi se është shumë i lumtur me formën që po kalon dhe me vlerësimet që po merr, por ka ende punë për të bërë.

Sipas tij, te PSG ka vetëm një lojtar të klasit botëror dhe ai është Neymar JR. Mbappe fitoi Kupën e Botës me Francën dhe shumë trofe të tjerë me PSG-në dhe Monaco, por rruga për të është shumë e gjatë… ose të paktën kështu mendon ai:

“Neymar është një yll dhe është një lojtar më i mirë se unë. Ai ka mësuar shumë te Barcelona. Ne fituam, festuam dhe tani duhet të përqendrohemi për të punuar fort. Kam shumë objektiva pasi jam vetëm në hapat e parë të karrierës”, u shpreh Mbappe.

Sport Mbappe Neymar PSG