Sport31 Maj 2018, 13:22

Befasuese/ Zinedin Zidane jep dorëheqjen dhe largohet nga Reali i Madridit

Shkruar nga Pamfleti
Befasuese/ Zinedin Zidane jep dorëheqjen dhe largohet nga Reali i Madridit

Reali i Madridit zien nga zhvillimet. Edhe pse fitoi Champions League, klubi nuk është i qetë dhe këto zhvillime negative të brendshme ndikuan në largimin e gtrajnerit Zinedin Zidane, i cili pak minuta më parë dha dorëheqjen.

Sikurse raportojnë mediat spanjolle, Zinedine Zidane nuk do të jetë më trajner i Realit të Madridit. Tekniku francez doli në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orën 13:00, ku konfirmoi ndërprerjen e bashkëpunimit me klubin më të titulluar në Spanjë, pas sy sezoneve e gjysmë në krye të “Los Blancos”, me të cilët arriti të fitonte 3 Champions League radhazi, një titull në la Liga një Superkupë të Spanjës, një Superkupë të Europës dhe 2 Botërorë Klubesh.

“Kam marrë vendimin për të mos vijuar punën si trajner i Realit të Madridit. Është një moment i veçantë, por ekipi ka nevojë për ndryshime që të vijojë të fitojë. Kjo është arsye e këtij vendimi”, tha Zidane, i cili ka shumë gjasë të kalojë në Angli për të drejtuar ndonjë skuadër të Premier League, ose mund të marrë drejtimin e Juventusit në Serie A. gjithcka mund të ndodhë. /Pamfleti sport

Sport