Showbiz21 Gusht 2019, 13:34

Bëhet ‘e gjallë’ Alba Parietti: “Nuk jam e lehtë, ju meshkujt jeni të dobët”

Shkruar nga Pamfleti
Bëhet ‘e gjallë’ Alba Parietti: “Nuk jam e

Martesa e tyre ka mbaruar prej kohësh, pavarësëisht marrëdhënieve të qeta mes së famshmes Alba Parietti dhe Franco Oppini ka mbetur diçka e pa zgjidhur.

‘Gruaja e ekranit italian’ ka ndërhyrë në rrjetet sociale duke iu drejtuar ish-it të saj, i cili në një intervistë të kohëve të fundit e ka cilësuar si një ‘grua të lehtë’.

“Fatkeqësisht nuk është hera e parë që tregon se unë të kam ndjekur në hotel, tip që kërkoja famën”, shkroi Parietti.

Përsa i përket takimit të tyre të parë, kur Alba ishte vetëm 19 vjeç, të dy ush-bashkëshortët, duket se ruajnë kujtime të ndryshme nga njëri tjetri.

“Rrëfen fillimin e historisë sonë, duke thënë se erdha në teatër, vajtëm për darkë dhe ti më shpërfille, më kërkove të të shoqëroja në hotel dhe unë, tip në kërkim të famës, të ndoqa. Para së gjithash, unë ju njihja mirë ju ‘maçokë’. Për darkë më ftoi  Jerry (Calà) dhe të dy ju, në mënyra të ndryshme po më ‘gjuanit’ “, deklaroi Alba në Instagram.

Por mbrëmja nuk përfundoi në hotel: “Shëtitëm gjithë mbrëmjen nëpër Torino, si dy të rinj të dashuruar dhe në orën 5 të mëngjesit, mes puthjeve dhe shakave, të lashë poshtë hotelit tënd. Më ke telefonuar çdo ditë. Më ftove në Sassuolo, ku edhe nisi historia jonë. Erdhe të takosh prindërit e mi dhe i lajmëruam për ardhjen e  Francesco-s dhe martesës sonë pas vetëm 3 muajsh “.

“Nuk do e kuptoj dot kurrë përse, sidomos burrat që më kanë dashur më shumë dhe kanë vuajtur më shumë për mua, më denigrojnë. E kuptoj dobësinë tuaj dhe qesh me të, por edhe durimi e ka një kufi. Ju burrat jeni shumë të dobët dhe keni një ego shumë pak të ndërtuar. Ju puth”, ka përfunduar e hidhëruar e ‘tigri’ Parietti.

Showbiz alba parietti nuk jam e lehte