Editorial23 Tetor 2019, 09:51

Bëj detyrat e shtëpisë, Aurel, se harron të të mbrojë edhe gruaja pastaj

Shkruar nga Pamfleti
Bëj detyrat e shtëpisë, Aurel, se harron të të

Nuk do të kishim harxhuar kohë duke u marrë me personazhe të tillë si Aurel Voda, por ky është rasti për të treguar se si llumi ka dalë në sipërfaqe dhe kush janë njerëzit që Edi Rama u ka dhënë pushtet në këtë vend

Aurel Vodës nuk do t’ia kishte dëgjuar njeri emrin, as sot as kurrë, nëse bashkëshortja e tij nuk do të kishte bërë “detyrat” ashtu siç duhet në Partinë Socialiste, si fillim, e pastaj afër stafit të Edi Ramës. Nëse kjo klasë politike që është në fuqi do të kishte, të paktën një sitë përzgjedhëse të saktë, publikut shqiptar do t’i ishin kursyer ca personazhe si puna e tij.

Por llumi është kriteri bazë i përzgjedhjes së atyre që kanë të drejtën për tu dhënë pushtet disa njerëzve, prandaj dhe tipa si Aurel Voda shëtisin nëpër rrugë duke u krekosur dhe i japin vetes të drejtë të shfaqen nëpër rrjete sociale me fytyrën e tyre të vërtetë: si halabakë rrugësh, me fjalor rruge, duke kërcënuar gazetarë publikisht e njerëz të thjeshtë që fati i keq i ka lënë në varësi të tyre.

Dy ditë më parë Aureli u bë personazh prej disa komentesh publikë të bëra në lidhje me hapjen e negociatave me BE, të denja për një njeri rrugësh. Fjalori vulgar dhe krejt i padenjë u bë natyrshëm lajm, mbi të gjitha sepse personi në fjalë është edhe bashkëshorti i zv. Ministres së Brendshme, Rovena Voda.

Por si reagoi Aureli, ndaj kritikave të medias? Me të vetmen mënyrë që di: fjalor i pisët rruge dhe kërcënime për gazetarët që kishin shkruar e më pas për njerëz të brendshëm të PS-së.

Gjë që na bëri të shkojmë pak më thellë. Kush është ky pseudopersonazh, me detyrë Drejtor i Kontrollit Spitalor në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor?

Dhe ja ku u shpjegua gjithçka!

Aureli është një burrë pisanjos që mezi pat marrë diplomën për mjek i përgjithshëm në Universitetin e Tiranës dhe që ka shumë vite që kacavirret nëpër moçalet partiake, me ëndrrën e madhe për pak pushtet e para.
U përpoq Aureli për shumë e shumë vite, por nuk ia doli dot.

Kur Edi Rama mori Partinë Socialiste në dorë, Aureli bëri tentativën e fundit personale. Por sapo e kuptonin se kush ishte, djalë rrugësh dhe i paaftë, i tregonin derën. Por Rama kishte me qejf femrat. Ato po, që i promovonte, pasi kryenin shërbimin e provës te kryetari.

Prandaj dhe Aureli, doli vetë në plan të dytë dhe nxorri gruan pararojë.

Rovena Voda, më e përmbajtur si natyrë, kurrë e njohur për inteligjencë apo profil të lartë profesional, diti ti luante gurët tek kryetari. Ajo (e ka babanë e fëmijëve dhe s’ka ç’bën), u bë në të njëjtën kohë edhe mburoja e burrit të saj karabush. Sa më shumë lajthiste Aureli, i vetëkënaqur nga karriera e gruas, aq më shumë përpiqej Rovena.

Dhe Rovena ia doli. Aktualisht ajo është zv.ministre e Brendshme, edhe pse askush nuk di të thotë se si arriti deri aty. Në ato pak deklarata publike që ka bërë, Rovena më shumë ka lëshuar gafa, sesa ka thënë ndonjë fjalë që mund t’i mbahet mend.

Ama Aureli e ka shijuar që çke me të karrierën e gruas së tij. Më në fund ia doli të kapë një post, atë të drejtorit të Shërbimit Spitalor në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Një post që Aurelit i jep mbi 1.3 milion lek të ardhura neto në muaj, pa llogaritur përfitimet e tjera që “kontrolli i spitaleve” i mundëson.

Prandaj kapardiset lart e poshtë Aurel Voda dhe i lejon vetes edhe atë fjalorin prej halabaku në publik.

Njerëz si Aurel Voda nuk jetojnë dot gjatë pa e shfaqur origjinën dhe formimin e vërtetë që kanë.

Si shumë të ngjashmëve të tij, pushteti dhe paraja u bën aq dëm, sa harrojnë si e kanë fituar.

Me këtë rast po i japim një këshillë Aurelit (sepse tanimë publiku e ka parë vetë me sytë e tij se me kë ka të bëjë):
Përmbahu sa të mundesh, Aurel!
Mundohu të bësh detyrat e shtëpisë se me sa duket ke harruar. E po nuk i bëre, edhe gruaja do harrojë të të mbrojë. Ose nuk do të mundet, edhe sikur të dojë.

Halabakë si ti e kanë vendin në moçalet nga kanë dalë, ndaj ktheji mbrapsht, në vetë të parë, ato që shkruan, dhe kërko falje.

Mblidhu në shtëpi Aurel, shpëto atë që të ka mbetur!/Pamfleti

Editorial Aurel Bëj detyrat e shtëpisë se harron të të mbrojë edhe gruaja pastaj