Ben Blushi “i bie në gjunjë” Edi Ramës (Foto)

‘Pakt edhe me djallin vetëm për të hequr Edi Ramën. Ai është rrezik kombëtar. Ai e mbushi parlamentin me kriminelë’.

Kjo është një nga deklaratat e Ben Blushit për Ramën kryeministër. Por sot, kur ai është drejtor i Përgjithshëm i medias dikur “gjigand” në luftën me qeverinë, Ben Blushi ka axhendë të hapur pro saj.

“Armiku” kryesor  “gjunjëzohet” para i Edi Ramës.

Në vend që të bëjë opozitë kundër qeverisë ai drekon me krahun e djathtë të Edi Ramës, njeriun e propagandës së qeverisë, Endri Fugën, ku vështirë  të mungojnë pazaret. Kjo nuk është hera e parë që Blushi kapet “mat”. Kushedi se për çfarë po i “lëpihet” sërish Ramës ish deputeti socialist.

Ky  lloj qëndrimi justifikon edhe “qokat me avione” të kryeministrit, i cili shan “kazanin mediatik” dhe asnjë nga shefat në mediat e pozicionuara ‘fuqishëm’ nuk gre kokë e zë.

S’ka se si të ndodhë ndryshe. Kur t’i hash pulën tjetrit, duhet të lidhësh për këmbe tënden, thotë populli./Pamfleti

 

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti