Politike11 Korrik 2018, 21:37

Ben Blushi në darkë me Endri Fuga dhe ish- ministrin e super skandaleve të Ramës. A po ‘shitet’ drejtori i TCH tek Kryem

Shkruar nga Pamfleti

Ben Blushi në darkë me Endri Fuga dhe ish- ministrin e super skandaleve të Ramës. A po ‘shitet’ drejtori i TCH tek Kryeministri?

Ben Blushi “armiku” kryesor i Edi Ramës, njeriu që ka marrë drejtimin e Top Channel dhe pritej të bënte opozitë kundër qeverisë është fotografuar me krahun e djathtë të Edi Ramës, njeriun e propagandës të qeverisë Endri Fugën, një ish ministër të shumë akuzuar dhe një biznesmen afër qeverive.

Fotot janë marrë disa ditë më parë dhe duket qartë, Drejtori i Top Channel, moralisti kundër qeverisë, Ben Blushi i ulur përballë Endri Fugës në një darkë, ku vështirë se mund të mungojnë pazaret, miqësitë dhe politika.

Ben Blushin, që këto kohë e shikon sa me gjyqtarë aq me politikanë në pazare si drejtues televizioni, ku ende ka shumë halle.

Top Channel ka gjyqin e aksioneve, audiencë shumë të ulët dhe rivalët po e coptojnë me të ardhurat.
Të pranishëm në tavolinë janë edhe dy personazhe të njohura publike, një ish-ministër i Ramës i shumë akuzuar si hajdut me çizme dhe një biznesmen në fushën e shëndetësisë shumë pranë qeverive.

Fotot e para të publikuara më parë nfa CNA të Ben Blushit me krahun e djathtë të Ramës në një tavolinë ku njeriut që do bënte opozitën në Shqipëri, pas emërimit si drejtor në Top-Channel duket se ish-deputeti socialist po i “lëpihet” sërish Ramës, këtë herë për të shpëtuar rrogën si drejtor.

Pazar për gjyqin e pronësisë të Top- Channel, reklama, financime okulte, apo shitje e ish-televizionit më të madh në vend, në atë tavolinë dhe me personazhet e tjerë të pranishëm gjithçka është e mundur?!
Po personazhi I tretë i ‘darkës’ së famshme kush është?

Në fakt në tavolinë ndodhen 4 persona Ben Blushi, Endri Fuga, personi i tretë që ndodhet është ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe personi i katërt është një biznesmen në fushën e shëndetësisë.
Darka zhvillohet në restorantin “Graal” dhe ka qenë mjaftë e gjatë dhe miqësore.

Bisedat gjatë darkës kanë qenë kryesisht për qeverin e Ramës, problemet e Top Channel dhe gjyqi i tij, por edhe problematika të tjera janë diskutuar midis personave.

Ben Blushi njeriu i cili pritej të bënte opozitë kundër Edi Ramës nëpërmjet Top Channel tashmë është ulur në prehrin e Kryeministrit dhe po kërkon lëmoshë për rrogën e tij dhe ndoshta influencën e të parit të qeverisë në sistemin e Drejtësisë për gjyqin e aksioneve që televizioni Top Channel ka tashmë në Gjykatën e Lartë.

Mesa duket Ben Blushi iu është futu me ‘kokë’ pazareve për interesat e Vjollca Hoxhës.

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

Politike Ben Blushi në darkë me Endri Fuga dhe ish- ministrin e super skandaleve të Ramës. A po ‘shitet’ drejtori i TCH tek Kryeministri?