Sport13 Shtator 2018, 12:46

Bënë foto duke përshëndetur si nazistët, klubi gjerman përjashton shtatë lojtarë

Shkruar nga Pamfleti
Bënë foto duke përshëndetur si nazistët, klubi gjerman

Bënë foto duke përshëndetur si nazistët, klubi gjerman përjashton shtatë lojtarë

Në Gjermani simbolet naziste janë të ndaluara. Dëshmia më e fundit është ndëshkimi i shtatë lojtarëve që pozuan duke bërë simbolin e përshëndetjes si Hitleri. Të gjithë ata futbollistë u përjashtuan nga klubi, teksa pritet të merren masa të tjera ekstreme pë rata që u përfshinë në këtë skandal.

Kështu, lojtarët e skuadrës SC 1920 Myhl, e cila është skuadër amatore në qytetin e Ëassenbergut, në Gjermaninë perëndimore, janë shpërndarë  në rrjetet sociale duke e bërë përshëndetjen e Hitlerit. Sponsori i fanellave të skuadrës, Engin Arslan, pronari i dyqanit të qebapëve, i ka kërkuar skuadrës që të bëjnë diçka qesharake për foton e ekipit.

Shtatë lojtarë, të moshave 18 deri 27-vjeç, u përgjigjën me këtë gjest, që simbolizon përshëndetjen e nazistëve. Arslani e ka shpërndarë fotografinë në mediat sociale dhe pastaj e ka fshirë pas disa minutave, bordi ekzekutiv i klubi është shokuar nga fotografia dhe menjëherë i ka përjashtuar shtatë lojtarët nga skuadra. Dhe nuk do të mbyllet me kaq, pasi do të ketë penalitete dhe për drejtuesit.

Simbolet naziste janë të ndaluara me ligj jo vetëm në Gjermani porn ë të gjithë Europën. Hebrenjtë ishin viktimat e mëdha të nazizmit, por prej tyre vuajti Europa mbarë gjatë luftës së dytë botërore. Sot Gjermania vetë është pararojë e refuzimit të simboleve naziste dhe ato përbuzen dhe nga vetë gjermanët. Sporti preket shpesh nga veprime të tilla, që shkaktojnë polemika. /Pamfleti Sport

 

Sport