Kosova 6 Dhjetor 2022, 22:45

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Qeveria e Serbisë ka miratuar një rregullore përmes të cilës do të zgjatet periudha e vlefshmërisë së ngjitësve për automjetet me targa serbe në Kosovë.

Kjo ishte një nga marrëveshjet e Brukselit, vitin e kaluar.

Kështu ka shkruar medium N1, duke thënë se ky vazhdim i afatit rregullon kushtet e veçanta për vlefshmërinë e regjistrimit të automjeteve që kanë targa të qyteteve të Kosovës.

Periudha e vlefshmërisë, sipas kësaj rregulloreje, do të vazhdohet deri një arritjen e një zgjidhje të përhershme për këtë çështje.

Po ashtu bëhet e ditur se ministria e Brendshme serbe nuk do të lëshojë targa të reja, por se automjetet me targa ilegale si “KM” e “PR”, mund të marrin pjesë në trafik me dëshmi teknike të automjetit dhe sigurim të detyrueshëm.

E kjo është rezultat i marrëveshjes së fundit për targat e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Në rregullore thuhet se procedurat për dhënien ose zëvendësimin e targave me targat e specifikuara që kanë filluar dhe nuk kanë përfunduar para hyrjes në fuqi të atij akti ligjor, “do të ndërpriten në përputhje me këtë rregullore”.

Kjo nënkupton  që pronarët e automjeteve do të jenë në gjendje të vazhdojnë të ngasin makinën me ngjitësit e tyre ekzistues.

Prishtine