Kosova 7 Dhjetor 2022, 10:11

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ministri serb i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviç, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për situatën e krijuar së fundmi në veriun e Kosovës.

Pas shpërthimeve që ndodhën të martën pasdite në këtë zonë të Kosovës, Vuçeviç ka thënë se atmosfera është aq e tensionuar sa që incidenti më i vogël mund të çojë në drejtim të padëshirueshëm.

Fajtor për këtë situatë, sipas tij është Albin Kurti, të cilin e akuzoi se po synon spastrim etnik në pjesën veriore të Kosovës.

“Kjo nuk duhet të na habisë, sepse Prishtina dhe Kurti gjatë gjithë mandatit të tij kanë bërë një sërë lëvizjesh të thjeshta që synojnë destabilizimin. Në anën tjetër mesazhi për serbët është i qartë se ata nuk janë të mirëpritur atje”, tha Vuçeviç për televizionin serb “TV Prva”.

Nga ana tjetër, Kurti ka thënë të martën se bandave kriminale në Veriun e Kosovës po ju vije fundi.

Serbët lokalë po kundërshtojnë mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat veriore.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se ka grupe të organizuara dhe individë të maskuar.

Prishtine Albin Kurti Milosh Vuçeviq veriu i Kosovës

Kosova