Politike17 Nëntor 2018, 14:03

Bëri bujë të madhe me deklaratat kundër Bashës, Ibsen Elezi rikthehet fuqishëm: Demokratët janë të zhgënjyer, pse s

Shkruar nga Pamfleti
Bëri bujë të madhe me deklaratat kundër Bashës, Ibsen

Bëri bujë të madhe me deklaratat kundër Bashës, Ibsen Elezi rikthehet fuqishëm: Demokratët janë të zhgënjyer, pse s'i kërkuam ndihmë Berishës

Përfaqësuesi i “Lëvizjes për shpëtimin e PD-së”, Ibsen Elezi, i cili bëri bujë pak kohë më parë me deklaratat e forta kundër Lulzim Bashës, ka bërë një tjetër deklaratë bombastike kundër Partisë Demokratike. Elezi ka sqaruar në ‘Fax News’ se lëvizja e tij nk synon çarjen e PD, por ndryshimin e kësaj panorame të zymtë që ka kapluar Shqipërinë, që sipas tij, opozita nuk po e bën. 

“Këtë panoramë të zymtë,  që PD ta ndryshojë duhet një aksion opozitar, pikërisht PD nuk e kryen këtë detyrë, se politika kërkon aksion politik, dhe këtu PD është e dështuar duke nisur që nga çadra. ose rasti i protestës së Kukësit, plot raste të tjera”, tha ai.

Sa i përket lëvizjes, Elezi tha se janë marrë kontakte në në bashkitë kryesore, ku PD thuajse është inekzistente dhe demokratët janë të zhgënjyer. Ai tha se pavarësisht se ata mendojnë se ky është I gjithi një sitem I kapur, kjo lëvizje synon të kthejë besimin tek ata.

“Kemi marrë kontakte në bashkitë kryesore, demokratët janë të zhgënjyer, nuk besojnë, mendojnë se ky është një sistem i kapur”, tha Elezi.

Ish-kryetari i PD-së në Kukës theksoi se Lulzim Basha nuk bëri qarkullim elitash në PD siç proklamonte, por thjeshtë solli njerëz anonIm në PD, dhe që nuk kishin lidhje me PD-në.

“Lista e PD sot është një konglomerat, ky vetëm qarkullim elitash nuk është , mund të marrësh njerëz nga shoqëria civile, por jo ato që mbështesin kauza të homoseksualizmit, që s’ka lidhje me PD-në dhe konservatorizmin. Duhet ta mërrësh njerëz që janë të spikatur, jo ata që s’kanëe lidhje me PD-në. Panorama e PD-së është e dobët, nuk ngjall besim, duhet ndryshuar kjo panoramë”, tha Elezi.

Në lidhje me akuzën që artikulohet shpesh se “Lëvizja për shpëtimin e PD”, po e çon drejt çarjes partisë dhe po I shërben Ramës, Elezi tha se kjo s’kishte sit ë ndodhte se “ne po I bëjmë thirrje Bashës që ta rrëzojë Ramën me 8 dhjetor”.

“Nuk shkojmë në përçarje, kjo po u kthen besimin njerëzve, do të detyrojmë Lulzim Bashën që të pranojë rregullat, kur procesi zgjedhor realizohet me rregulla, lista e tij ka sjellë pakënaqësi të madhe. Listat janë një element shumë i rëndësishëm i partisë, heqja e futja e njerëzve që nuk kanë lidhje me PD-në ka shkaktuar pakënaqësi, kemi si qëllim ti kthejmë misionin historik kësaj partie, një mision të ri kundër kësaj kaste që ka kapur gjithë sistemin politk, edhe kundër një establishmenti që nuk i ka rrënjët vetëm tek rilindja por edhe në PD.

Ne po i themi Lulzim Bashësn që më 8 dhejtor të rrëzojmë Edi Ramën, ne po i themi vazhdo me aksionin politik dhe lëri fjalët. Në këndvështrimin e qytetarëve PD nuk aspiron gjë. Kjo lëvizje këtë ka, u bën thirrje demokratëve për rezistencë. Këtë problem nuk e zgjidhim brenda forumeve se nuk ka forume”, theksoi Ibsen Elezi.

Sa i përket qënrimit të Berishës dhe se ai “nuk I mbështet kundërshtarët e Bashës në PD”, Elezi u shpreh se liderit historik të PD-së nuk i është kërkuar një ndihmë e tillë, pasi ai është shprehur vetë që është tërhequr.

“Nuk e kemi kërkuar mbështetjen e Berishës se ai e ka thënë vetë që betejat e mia kanë përfundur, ai është një figurë e rëndësishme opozitare, po bën një opozitë e fortë por ka deklaruar se i ka dhënë fund bêtes së tij politike, nuk është normale t’i kërkojmë mbështetje”, u shpreh Ibsen Elezi. 

Politike Ibsen Elezi Lulzim Basha PD Sali Berisha