‘Bëri çmos që të mos fitoja zgjedhjet’! Rama përballet live me mësuesen kundërshtare

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me mësuesit e zgjdhur nga portali ‘Mësues për Shqipërinë’. Kryeministri deklaroi se ka ikur koha e hakmarrjeve për bindjet politike duke sjellë edhe një shembull.



Shefi i qeverisë tregoi se mes mësuesve që foli në takim ishte dhe një ‘kundërshtare’ e tij, që kishte bërë çmos që ai mos të fitonte zgjedhjet për kryetar bashkie.

“Më kujtohet një mësues që u thoshte nxënësve; Ismail Kadare ngriti flamurinnë Vlorë. S’ka qenë 100 vite më parë, pro vetëm para disa viteve. Qesha me ministren se këtu doli një mësuese që nuk ka lënë gjë që unë mos të fitoja si kryetar i bashkisë.

 Por ç’rëndësi ka kjo. Ajo është një mësuese që u jep nxënësve atë që duhet. Si ka mundësi që nuk bien edhe në kurthin e hakmarrjes që ramë në çerekshekullin e kaluar, që të degdiseshe në një shkollë tjëtër. Vetëm për arsyen e mos arsyes politike”, tha Rama.