Aktualitet24 Prill 2019, 16:22

Bëri kërdinë me galeritë e kromit dhe loboi për Adriatik Llallën, krahu i djathtë i Xhelal Mziut në krye të Reformës Z

Shkruar nga Pamfleti
Bëri kërdinë me galeritë e kromit dhe loboi për

Bëri kërdinë me galeritë e kromit dhe loboi për Adriatik Llallën, krahu i djathtë i Xhelal Mziut në krye të Reformës Zgjedhore

Skandalet nuk kanë fund në politikën shqiptare

Krahu i djathtë i Xhelal Mziut do të jetë bashkëkryetar për Reformën Zgjedhore nga opozita e re. Lita do të qëndrojë krah socialistit Damian Gjiknuri, për të drejtuar Reformën Zgjedhore, e cila është një ndër reformat kryesore, që ka krijuar një ngërç të madh mes palëve politike.

Por, kush është Korab Lita, një ndër politikanët më të njollosur dhe korruptuar?! 

Korab Lita më parë ka mbajtur detyrën e nënkryetarit të Bashkisë Kamëz, pra ka qenë krahu i djathtë i kryetarit Xhelal Mziu, që prej 2016-ës.

Gjithashtu, Korab Lita është përfolur për lidhjen e tij me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, pasi ky i fundit pagoi për lobim kompaninë ‘Lita Brothers Construction’ – në pronësi të familjarëve të deputetit demokrat.

Në formularin e publikuar, listohej si financues i aktiviteteve të lobimit në një vlerë më të madhe se 5 mijë USD  edhe një kompani nga Nju Xhersi, e quajtur ‘Lita Brothers Construction’ – në pronësi të familjarëve të nënkryetarit të bashkisë së Kamzës, Korab Lita.

Një tjetër skandal i madh, ku është i përfshirë deputeti Lita, është edhe fakti se ai rezulton të jetë shfrytëzues i gjashtë galerive minerali kromi, në zonën minerale të quajtur “Zona II Bater Martanesh Bulqizë”.

Deputeti i ri i Parlamentit, prej 7 vitesh rezulton se shfrytëzon së bashku me vëllain e tij, Gazmend Lita, që banon në Florida të Amerikës, galeritë e kromit me nr. 5, nr.8, nr.10, nr.11, nr.14 dhe nr.15.

Këto galeri minerale shfrytëzohen nga dy vëllezërit me ndikim në politikë dhe nën petkun e kompanisë së themeluar prej tyre “Lita Brathers Constructions”.

Vënia nën kontroll të plotë të gjashtë galerive dhe shfrytëzimi i tyre nga vëllezërit Lita është kryer mes veprimeve të dyshimta kriminale, duke u përfshirë në falsifikimin e një akt-marëveshje e përpiluar në një faqe, mes biznesmenit Sabri Goxheri dhe Gazmend Lita, që në këtë dokument përfaqësohet nga vëllai i tij Korab Lita, tashmë deputet i PD.

Kryesore Korab Lita reforma zgjedhore zgjedhjet lokale